iPhone 8 mund të jetë i lakueshëm

auto_ihpoine1480515567.jpg

iPhone 8 i Apple, që vjen vitin e ardhshëm mund të jetë me ekran të lakuar. Sipas një shkrimi të Wall Street Journal, kompania e Kupertinos i ka kërkuar furnizuesve të saj aziatikë të rrisë prodhimin e ekraneve Oled, që janë më të lehtë dhe të prezantojë prototipe me një rezolucion më të lartë nga ajo e rivalit Samsung.

Kjo është një lëvizje për të cilën Apple përgatitet për publikimin e stilit të madh vitin e ardhshëm, që do të festojë dhe 10-vjetorin e telefonit të tij.

iPhone 8 do të vijë me një stil krejt ndryshe. Sipas Wall Street Journal ai me ekran Oled të lakueshëm mund të jetë një nga modelet e ndryshme që Apple do të prezantojë, por edhe një ndër më të kushtueshmit, pikërisht për shkak të karakteristikave të ekranit.

Megjithatë bëhet fjalë vetëm për një prej 10 protitipeve mbi të cilat po punon kompania.

Komentet