iOS 11 paraqet fundin për 200.000 aplikacione?

auto_iphone1488408492.jpg

Versioni më i ri i sistemit operativ të Apple mund të sjellë ndryshime të mëdha për zhvilluesit.

Apple së shpejti do të mund të hedhë në harresë mijëra aplikacione mobile të zhvilluesve, të cilat aktualisht ekzistojnë në platformën mobile iOS.

Në fakt, gjatë muajve të ardhshëm planifikohet edicioni i ri, ku Cupertino do të paraqesë iOS 11, i cili do të ketë mbështetje vetëm për aplikacionet 64-bit.

Tashmë shumë aplikacione “janë paraqitur” në kuadër të AppStore me porosinë se nuk do të punojnë në versionin e ardhshëm të sistemit mobil iOS.

Kompania analitike Sensor Tower ka konfirmuar se madje 187.000 aplikacione 32-bit brenda natës do të mund të zhduken nga AppStore, në momentin kur iOS 11 të shohë dritën.

Natyrisht, gjithmonë ekziston zgjidhja alternative. Nëse nuk mundeni të paramendoni iPhone ose iPad-in tuaj pa disa nga aplikacionet 32-bit, atëherë nuk duhet përditësuar në versionin e fundit stabil të sistemit operativ mobil të Apple

Komentet
Top