Interi në mes të Contes dhe Simeones

auto_101012353-451ebe57-162e-4afa-839e-2fbdeb70848e-780x4391492575835.jpg

Inter po kërkon të zëvendësojë me çdo kusht Stefano Piolin sezonin e ardhshëm.

Dy janë kandidaturat kryesore për të marrë drejtimin e ziklatërve dhe bëhet fjalë për Antonio Conten dhe Diego Pablo Simeonen.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, drejtuesit e klubit milanez kanë bërë gati një ofertë për t’ia propozuar njërit prej këtyre personaliteteve, ku argjentinasi duket se është pak më i preferuar se Conte.

Gjithnjë sipas GdS, Interi është gati t’i ofrojë Simeones apo edhe Contes një kontratë pesë vjeçare me 10-11 milionë euro në sezon, shifër kjo të cilën Interi ia ka paguar vetëm Jose Mourinhos.

Përveç kësaj, zikaltrit premtojnë edhe për një projekt stimulues si për argjentinasin ashtu edhe për italianin ku përfshihet edhe blerja e lojtarëve të rëndësishëm në tregun e transferimeve.

Për më tepër, vitin e ardhshëm nuk do të lejohet dështimi në objektivin për t’u kualifikuar në Ligën e kampioneve ku duke nisur nga sezoni 2018/2019 do të jenë katër skuadra që do të hyjnë direkt në fazën e grupeve të kompeticionit.

Kjo do të thotë se Piolit tashmë i duhet të jetë gjithnjë një gjendje gatishmërie, pasi nëse Conte apo Simeone do të pranojnë këtë projekt largimi i tij është mëse i sigurt.

Komentet
Top