Insigne vazhdon me Napolin

auto_hi-res-8349c09a612a7e3d3892a23331396374_crop_north1492698674.jpg

Lorenzo Insigne është pranë nënshkrimit të kontratës së re me klubin napolitan.

Sulmuesi italian nuk e ka ndërmend të largohet nga Napoli, pasi që është pranë marrëveshjes me presidentin Aurelio De Laurentiis për vazhdimin e kontratës e cila do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2022.

Pas muajsh të tërë bisedimesh gjatë të cilëve u fol edhe për një largim të 25-vjeçarit nga Napoli, Insigne ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit të kaltër për të zgjatur bashkëpunimin.

Nga kontrata e re futbollisti i përfaqësueses italiane pritet të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon plus bonuset

Komentet
Top