Iniesta: Nuk i dua këta rivalë në çerekfinale

auto_los-jugadores-del-barca-saben-que-camiseta-vestiran-proxima-temporada-14645926120431464595515.jpg

Andres Ineista nuk dëshiron të përballet me Real Madridin dhe Atletico Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne nuk mund të nënvlerësojmë askënd. Të gjithë ne jemi të fortë, kështu që unë nuk mund të them që dua të shmangë këtë ekip apo atë ekip”, ka deklaruar ai.

“Ndoshta ekipet spanjolle (Realin dhe Atleticon) sepse ne njohim njëri-tjetrin. Çdo ekip që do të na bie ne do të japim më të mirën tonë për të ecur përpara”, ka theksuar ai.

Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve do të tërhiqet sot nga ora 12:00.

Kurse, skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve janë: Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Juventus, Leicester Cityt, Monaco dhe Atletico Madrid.

Komentet
Top