Ibra e meriton një Top te Artë

2-mancini-ibra.jpg

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thurur elozhe për sulmuesin e PSG-së, Zlatan Ibrahimoviqin.

Tekniku italian me sulmuesin suedez ka punuar në aventurën e parë tek ‘Nerazurët’. Mancini mendon se Ibra është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

“Unë e konsideroj Zlatanin një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai kishte shënuar shumë gola dhe ishte shumë i rëndësishëm për ne kur ai ishte në Inter”, theksoi Mancini.

“Ai e meriton të fitojë një Top te Artë për shkak se ai është një prej sulmuesve më të mirë në futbollin modern”, deklaroi Mancini.

 

Komentet

Leave a Reply