Holandezët votuan dhe Evropa po merr frymë e lehtësuar

37955790_303.jpg

Holandezët refuzuan t’ia jepnin votën populistit të djathtë Geert Wilders. Në BE shumë e shohin këtë si një fillim të mirë për supervitin e zgjedhjeve në Evropë.

Evropa po merr frymë e lehtësuar. Populisti i djathtë Geert Wilders nuk doli fitues në zgjedhjet në Holandë, por ai nuk do të zhduket nga skena politike. Për muaj të tërë politikani 53-vjeçar bëri fushatë me parulla kundër fesë islame, emigrantëve dhe BE-së. Tani partia e tij ka fituar sipas prognozave rreth 13 përqind të votave

Niederlande Wahl | Geert Wilders, PVV (Getty Images/AFP/E. Dunand)Geert Wilders

Fituese e qartë në zgjedhje është partia liberale e djathë VVD e kryeministrit Mark Rutte. Ai përftoi për shkak të qëndrimit të vendosur në krizën e ditëve të fundit me Turqinë.

Por Rutte duhet të gjejë tani partnerë të rinj koalicioni, sepse Partia Social-Demokrate pësoi humbjen më të madhe në historinë e saj dhe sipas prognozave ka humbur më tepër se 75%.

Fragmentimi i peizazhit politik holandez u thellua në këto zgjedhje edhe më tej. Për këtë arsye ka gjasa që për të formuar qeverinë e ardhshme do të jenë të nevojshme katër parti.

Komentet
Top