Hirscher pa konkurrencë, fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’

auto_WCActSun-slideshow-atd-031917-12-1240x8551489931923-1.jpg

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, kampioni i ri i botës, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në disiplinën e sllallomit të madh, duke triumfuar në Qendrën e Skive në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:49,79 minuta, duke lënë për 53 qindtat pas vetes gjermanin Felix Neureuther. Mathieu Faivre renditet në vend të tretë me kohë me të dobët për 1 sekondë e 19 qindtat se fituesi i garës dhe ka 13 qindtat e kohës më të mirë se gjermani Stefan Luitz në pozitën e katërt. Hirscher është fitues i ‘Globit të vogël të Kristaltë’, duke e zënë vendin e parë me 733 pikë në renditjen e përgjithshme të disiplinës së sllallomit të madh, pas tij renditen: Favre (440), Pinturault (439) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher është i pari me 1.549 pikë, pasojnë: Jansrud (924), Kristoffersen (903) etj.

Rezultatet

1.Marcel Hirscher (Austria) 1:49,79

2. Felix Neureuther (Gjermania) 0,53

3. Mathieu Faivre (Franca) 1,19

4. Stefan Luitz (Gjermania) 1,32

5. Florian Eisath (Italia) 1,60

5.Matts Olsson (Suedia) 1,60

Komentet
Top