Hazbi Lika: Fajin mos e kërkoni vetëm tek partitë maqedonase

hazbi.jpg

Në Sellcë të Tetovës është përkujtuar 14 marsi i vitit 2001 që shënon fillimin e krismave të para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës. Në fjalimin e mbajtur me rastin e këtij përvjetori, Hazbi Lika, anëtar i kryesisë së BDI-së dhe ish pjesëtar i UÇK-së, ka folur edhe për gjendjen aktuale politike, ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e çështje tjera.

“Faji për gjendjen në të cilën ndodhemi, mungesën e perspektivës e largimin e të rinjve nga vendi duhet të kërkohet edhe në mesin tonë e jo vetëm tek pala tjetër”, ka deklaruar Lika.

Komentet
Top