Gruevski lëshon edhe një kërcënim: Mund të vijë deri te ajo të mos kemi shtet

0-1.jpeg

Lideri VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski gjatë një interviste në “Kanal 5” sërish ka ftuar popullin që të mbrojë shtetin. Madje, ka paralajmëruar në formë kërcënimi se mund që Maqedonia të mos ekzistojë më.

“Është e nevojshme që populli ta mbrojë shtetin e vet, sepse shteti mund të mos ekzistojë më. Mos të del se nuk e kam thënë, ja po përsëris, nëse populli nuk e mbronë shtetin, mund të mos ekzistojë. Të gjithë ata të cilët mendojnë se tani do t’i lënë për të bërë qeveri, dhe të reagojnë kur të vijë ligji për gjuhët në rend të ditës, atëherë të reagojnë, mund të jetë vonë. Parajamëroj: Mund të vijë deri te ajo të mos kemi shtet. Pasi të bëjnë qeveri, mund të niset në drejtim të shpërlarjes së trurit të qytetarëve. Populli të bëhet masë amorfe, dhe jo popull me vetëdije nacionale. VMRO nuk mund ta mbrojë shtetin vetëm, atë mund ta bëjë vetëm populli”, ka thënë Gruevski.

Ai ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev se po shkakton “këtë tollovi me qëllim që të shpëtojë nga të gjitha krimet që i ka bërë”.

“Ai është futur thellë në krim me shumë raste konkrete. Për shembull, rasti ‘Mitmarrje’ është i qartë dhe konkret. Këtu është edhe rasti ‘Kullat e mbretit’. Raste të këtilla ka një serë, i fundit është ai për parregullësitë zgjedhore. Ai dëshiron që të harrohet përgjegjësia e tij për këto raste. Për të gjitha krimet, korrupsionet dhe mitmarrjet. Zaev nuk di çka të bëjë me veten, nuk e di çka e pret, gjegjësisht e di. E di se çka ndodhë në çdo shtet normal në situara të këtilla, do të shkojë në burg. Ai e mbronë ardhmërinë e vet për procedurat që i ka bërë. Me çdo kusht, duke shkuar drejtpërdrejtë kundër vullnetit të popullit. Ai dëshironë të parandalojë atë që i takon”, tha Gruevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares, çka do të ndodhë nëse nuk respektohet vullneti i popullit dhe nëse mund të kontrollohet ajo masë e madhe, Gruevski tha se partia do të veprojë vetëm sipas ligjit dhe rregullores, por askush nuk mund ta dijë dhe të parasheh se çka do të bëjë populli.

“Le të ja mendojë ai i cili shkon kundër popullit. Askush nuk e di se si do të reagojë populli në atë se çka bën Zaevi”, është përgjigjur Gruevski.

Lideri i partisë ka përsëritur qëndrimin e VMRO-DPMNE se zgjidhja për dalje nga kjo krizë janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme që do të mbahen së bashku me ato lokalet dhe se nëse LSDM nuk dëshiron ta pranojë këtë, VMRO-DPMNE i ofron deputetët e vet të votojnë për ligjet dhe qeverinë e Zaevit.

“Ende vlenë oferta ti ofrojmë deputetët tanë. Le të vazhdojë me PPS-në e tij, le të na arrestojë, çka të dojë le të bëjë. Le të bie mbi ne, por le ta lë shtetin”, tha Gruevski.

Lideri i VMRO-DPMNE iu referua edhe Prokurorisë Publike Speciale dhe tha se PPS qëllimisht e “shetitë” udhëheqësinë e partisë VMRO nëpër gjykata me qëllim që të mos mund ta mbrojë shtetin. Për rastin e PPS, “Trust”, në të cilin pronari i televizionit NOVA, Sead Koçan dyshohet se me dokumente të falsifikuara ka fituar tender me vlerë prej 17 milionë eurove, Gruevski tha se PPS dhe Zaev dëshirojnë që të gulfasin lirinë e medive dhe dëshirojnë të mbyllin gojën e VMRO-DPMNE që të zvarritet nëpër gjykata, dhe jo të mbrojnë shtetin. Ai shtoi se partia e tij po përpilon dokument i cili do të ofrojë dalje nga kriza politike.

Siç paralajmëroi Gruevski, ky dokument, gjatë javës në vijim do tu ofrohet të gjitha partive të mëdha politike dhe do të ofrojë dalje nga kriza politike, por edhe ruajtjen e unitetit të shtetit. Gruevski tha se presin eurokomisari për zgjerim dhe polizikë fqinjësore të dënojë platformën e kontraktuar në Tiranë dhe të dënojë përzierjen e shteteve të tjera në shtetin tonë./Koha

Komentet
Top