Gostivar: Nxënësi rreh arsimtarin

gostivarr.jpg

Një mësimdhëns në shkollën fillore periferike “Ismail Qemali’, në fshatin Simnicë, dje në mëngjes rreth orës 7 e 45 minuta ka paraqitur në Polici se një nxënës 15 vjeçar nga kjo shkollë, fizikisht ka sulmuar arsimtarin Sh.K (62 vjeç) nga ky fshat njofton buletini policor i ditës.

Pas një konfilikti verbal pasi që nxënësi refuzonte të del nga klasa, adoleshenti i është hedhur mësimdhënësit duke e goditur me grushte, duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

Porsona të tjerë të punësuar në shkollë, kanë ndaluar adoleshentin të vazhdon me sulmin fizik ndaj arsimtarit, kurse mësimdhënësi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ka dorëzuar pastaj komplet dokumentacionin mjekësor.

Pas pak, në prani të prindërit, 15 vjeçari është thirrur në Stacionin Policor të Gostivarit, është biseduar me atë dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, do të inicohet kallzim adekuat.

Komentet
Top