Gabriel viziton Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë

38336584_303.jpg

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel viziton Serbinë dhe Kosovën për t’u informuar me gjendjen në këto vende. Do të ketë edhe mesazhe të rëndësishme.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel do që në Serbi dhe Kosovë të informohet me gjendjen atje dhe shkaqet që kanë shkaktuar tendosjet e fundit atje. Serbia edhe nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë e konsideron Kosovën pjesë të saj dhe pohon se nuk do të njohë kurrë pavarësinë e shpallur në vitin 2008. Ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian ka dhënë rezultate në dialog, por shumë marrëveshje nuk janë realizuar deri në fund. Në Kosovë edhe më tej ka rreth 550 ushtarë gjermanë, të cilët në kuadër të KFOR-it, kujdesen për paqën dhe stabilitetin e saj.

Belgien Bundesaußenminister Sigmar Gabriel in Brüssel (DW/B. Riegert)

Gabriel: rruga evropiane mbetet e hapur

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel në Beograd do të takohet sot (e mërkurë) me kryeministrin aktual dhe presidentin e ardhshëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me protesta masive për shkak të “manipulimit të zgjedhjeve presidenciale”. Mijëra protestues në Beograd dhe rreth 20 qytete të tjera kanë kërkuar largimin e Vuçiqit nga pushteti, me shpjegimin se zgjedhjet janë manipuluar. Pasdite Gabriel dhe Vuçiq do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Më pas Gabriel do të vizitojë edhe Kosovën. Agjenda nuk është konfirmuar ende deri në fund, por bëhet e ditur se të enjten do të bisedojë me kryeministrin Mustafa dhe përfaqësuesit tjerë vendorë si dhe ndërkombëtarë. Ndërsa të hënën Gabriel do të shkojë për vizitë edhe në Tiranë, e cila po përballet me krizë politike.

“Ne duam që të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenjes”, theksoi Gabriel. “Bashkëbiseduesit e mi do t’i sigurojë se rruga e anëtarësimit në BE mbetet e hapur, nëse bëjnë përparime dhe vazhdojnë të realizojnë reformat, në vend të tendosjeve dhe përçarjeve”.

Komentet
Top