G20-ta bashkohet për të mbrojtur bankat nga sulmet kibernetike

0-194.jpg

Ekonomitë më të mëdha të botës premtuan bashkimin e forcave për të luftuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve globale bankare, një prej përpjekjeve më të koordinuara që prej sulmit kibernetik që i kushton Bankës Qendrore të Bangladeshit plot 81 milion dollar.

Gjatë samitit të G20 i cili u mbajt në qytetin e vogël gjerman Baden-Baden, shefat e financave të këtyre vendeve ranë dakord të kundërpërgjigjeshin sulmeve raportoi agjensia e lajmeve Reuters.

Krimet kibernetike morën hov të lartë pas sulmit ndaj llogarisë së Bankës Qendrore të Bangladeshit në Rezervën Federale në Nju Jork, një vjedhje e cila ekpozoi dobësi të shumta sigurie.

Në qendër të vëmendjes u vunë hakerat Rusë të cilët akuzohen nga Shtetet e Bashkuara për një sërë krimesh madje edhe për influencim të zgjedhjeve presidenciale.

Sulmet ndaj sistemit global Swift të transfertave të parave kanë vijuar. Tesco tha se kishte humbur 3 milion dollar ndërsa 34 milion të tjera u vodhën nga Banka Qendrore Ruse./Pcworldalbanian

Komentet
Top