Formula 1, sa shumë rekorde për t’u thyer

auto_formel-1-2014-melbourne-start-866-658x438_11489917436.jpg

Gjithçka nis nga pika 0. Në Melbourne të Australisë, Formula 1 d o të startojë me sezonin 2017 ku makinat dhe gomat do të jenë tërësisht të ndryshme nga një vit më parë të detyruara për t’u përshtatur ndaj rregullave të reja. Një kampionat që mund të rezultojë historik pasi janë të shumta rekordet që mund të thyhen me njëvendëshet e reja, dukshëm më të shpejta. Veçanërisht për Lewis Hamilton ky do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm sepse anglezi do të ketë mundësinë të vazhdo0jë të shkruajë emrin në librin e artë. Aktualisht ai numëron 61 polë position vetëm 4 më pak se Ayrton Sena dhe 7 më pak se Sch umacher, por nëse fiton botërorin, talenti nga Stevenage do të barazonte Vettel e Prost.

Një shans të artë ka edhe holandezi Max Verstapen pasi nëse fiton botërorin ai do të bëhej piloti më i ri që e arrin një limit të tillë në moshën 19 vjecare. Ndërkohë, nëse Kimi Raikkonen do të arrijë një pole position, atëherë ai do të jetë i pari pilot që e bën një gjë të tillë në diferencën e 9 viteve pasi nuk arrin të niset i pari që prej vitit 2008. Objektivi është i arritshëm edhe për Nico Hulkenberg, gjermani që në 115 gara të zhvilluara nuk ka arritur asnjëherë podiumin. Përsa i përket kapitullit të makinave, Mercedes mbetet favorit edhe këtë sezon por kërkon të vazhdojë në rrugën e rekordeve pasi që prej 27 garash rresht ngjit në podium një prej dy pilotëve dhe nëse e bën një gjë të tillë edhe për 8 garat e ardhshme, do të thyejë rekordin e vendosur nga Ëilliams ne vitin e largët 1994.

Komentet
Top