“Foreign Policy”: U prehsh në paqe Turqi, 1917-2017

erdogan-jpg20150116174819.jpg

Rexhep Tayyip Erdogan nuk e ka fituar vetëm këtë referendum konstitucional – ai përgjithmonë ka mbyllur kapitullin e historisë moderne të vendit të tij.

Më 20 janar 1921, Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë miratoi Teşkilât-ı Esasîye Kanunu, apo Ligjin mbi Organizatën Fundamentale.

Do të kalonin edhe gati tri vite deri sa Mustafa Kemal – i njohur si Ataturku, apo “Baba Turku” – të shpallë Republikën e Turqisë, por legjislacioni ishte një shënues kritik i rregullit të ri i cili po formohej në Anadolli.

Shteti i ri i quajtur Turqi, mjaft i ndryshëm nga Perandoria Osmane, oshte strukturuar në linja moderne. Do administrohej nga degë ekzekutive dhe legjislative, si dhe një Këshill i Ministrave i përbërë nga përfaqësues të parlamentit.

Çka dikur kishte qenë autoritet i sulltanit, i cili sundonte vetëm me legjitimitet politik dhe klerik, ishte i vendosur në duart e legjislatorëve të cilët përfaqësonin sovranitetin e njerëzve.

Më shumë se secila reformë tjetër, Ligji për Organizatën Fundamentale përfaqësonte një rrugë nga qeverisja e dinastisë në epokën moderne.

Dhe ishte ky ndryshim i cili ishte në rrezik në referendumin e Turqisë përgjatë vikendit. Shumica e vëmendjes në votimet e së dielës ishte fokusuar në faktin që ky ishte një referendum për fuqinë e presidencës turke dhe polarizimit të politikanit i cili e mbanë këtë post, Recep Tayyip Erdogan. Por përsëri ishte diçka më shumë.

Nëse ata e kuptonin apo jo, kur turqit votuan me “Po”, ata po regjistronin kundërshtimin e tyre kundrejt Teşkilât-ı Esasîye Kanunudhe versioni i modernizmit që Ataturku imagjinonte dhe përfaqësonte.

Edhe pse opozita ende po diskutojnë për numërimin e votave të fundit, publiku Turk duket që i ka dhënë Erdoganit dhe partisë AKP licencën për të riorganizuar shtetin turk dhe në proces të rrëzojë vlerat në të cilat është ndërtuar. Edhe nëse ata janë demoralizuar në humbjen e tyre, projekti i Erdoganit di të ngritë rezistencë të dukshme mes kampeve të “Jo”-së.

Rezultati i parashikuar do të jetë vazhdimi i spastrimit që ka vazhduar edhe prej para goditjes së befasishme të korrikut të kaluar duke përfshirë më shumë arrestime dhe delegjitimizime të opozitës parlamentare të Erdoganit. E gjithë kjo vetëm do ta destabilizojë më shumë politikën turke.

Islamistët e Turqisë kanë nderuar periudhën osmane. Duke bërë kështu, ata kanë shfaqur një perde të hollë mospërfilljeje të Republikës së Turqisë.

Për Necmettin Erbakan, i cili ka udhëhequr lëvizjen nga 1960-at e vona deri te shfaqja e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) në gusht të vitit 2001, republika përfaqësoi mohim kulturor dhe kundërlaicizëm në shërbim të asaj çfarë ai besonte të ishte idetë e bastadruara të Ataturkut që shteti të mund të bohej perëndimor dhe perëndimi ta pranonte.

Më shumë, ai vendin natyror e shihte jo në kryesi të NATO-s në Bruksel por si një lider i gjithë botës Myslimane, partnerët e të cilit duhet të jenë Pakistani, Malejzia, Egjipti Irani dhe Indonezia.

Kur favorizuesit e Erbakanit – mes tyre dhe Erdogani dhe ish-presidenti Abdullah Gul – u ndanë me të dhe formuan AKP-në, ata eliminuan retorikën kundër-perëndimore dhe rojën e vjetë, duke angazhuar veten në avancimin e kandidaturës së Turqisë në Bashkimin Evropian, dhe në mënyrë të ndërgjegjshme krijuan një imazh të vetës si analogët Myslimanë të Kristian Demokratëve të Evropës.

Edhe kështu, ata mbajtën idetë tradicionale islamike për rolin e Turqisë në Lindjen e Mesme dhe në botën Islame.

Mendimtarët në mesin e AKP – ndër ta edhe ish-kryeministri Ahmet Davutoglu –ushqyen rezervat në lidhje me përshtatshmërinë e politikve perëndiore dhe institucionet sociale brenda shoqërisë së dominuar me Myslimanë.

Por udhëheqësia e AKP-së nuk veproi përkrah kësaj ideje, duke zgjedhur të dobësojnë trashëgiminë e Ataturkutpërbrenda kornizës së republikës. Por kjo nuk është më qështja.

AKP-ja dhe mbështetësit e “po”-së thonë që kritika e amandamenteve konstitucionale ishte e padrejtë. Ata vunë në pah që ndryshimet nuk do të dobësojnë parlamentin dhe presidentin e zgjedhur nga populli dhe as gjyqësorin e pavarur (të paktën formalisht). Kjo e gjitha është e vërtetë, por gjithashtu është një përshkrim jashtëzakonisht i kufizuat të cilin e Erdogani e përfytyron.

Më tepër, fuqitë të cilat do tu jepeshin presidencës eksekutive janë të pafund, duke përfshijë aftësinë për të caktuar gjykatësit pa përfshirjen e parlamentit, lëshimin e dekreteve pa fuqinë e ligjit, dhe shpërbërjen e parlamentit.

Presidenti gjithashtu do të kishte privilegjin mbi të gjitha takimet në burakraci dhe ushtrim të kontrrollit ekskluziv mbi focst ushtarake. Amendamentet largojnë nevojen e të paturit një kryeministër, i cili do të hiqej.

Asambleja e Madhe Kombëtare mban pak mbikëqyrje në fuqitë legjislative, por nëse presidenti dhe shumica janë nga e njëjta parti politike, fuqia e presidencës do të jetë e pafrenuar. Del që Erdogani, i cili do të zotëronte fuqinë e cila nuk ka qenë në dorë të liderëve turq që nga sulltanët, është aktualisht një neo-Osman.

Ambicia e Erdoganit e ka çuar Turqinë në këtë pikë. Por për dallim nga karikatura e një njeriu i cili kërkon fuqi për shkak të fuqisë, lideri turk në fakt ka një vizion për transformimin e Turqisë ku shteti është më i suskesshëm, më i fuqishëm, dhe më Mysliman, duke nënkuptuar që vlerat konservative dhe të religjionit do të formësonin sjelljen dhe prtishmëritë e turqve përderisa ata rrugëtojnë në jetë.

Problemi është që Erdogani është i bindur që ai është i vetmi me shkathtësitë politike, bindjet morale, dhe shatin për ta bërë këtë.

Si pasojë, ai duhet të komandojë shtatin dhe arenën politike në mënyra që presidentët turq, të cilët supozohet të jenë mbi tensione dhe nga tradita pritet të ushtrojnë fuqitë e tyre të limituara por të rëndësishme në një mënyrë të një burri shteti, nuk e kanë bërë asnjëherë.

Për gjithë suskesin politik të Erdoganit, duke falsifikuar “presidencën ekzekutive” të cilën ai e kërkon ka qenë një ushtrim i frustrimit të deritanishëm. Në tetor të vitit 2011, ai shpallë që Turqia do të ketë një kushtetutë të re brenda vitit.

Në vitin 2013, komiteti parlamentar ndërparitak i ngarkuar me shkrimin e dokumentit të ri ishte bllokuar, kështu që Erdogani vuri interesat në një kushtetutë të shkruar nga AKP-ja. Në mënyrë që të kalojë, sidoqoftë, atij i nevojitej të përforcojë shumicën e tij parlamentare.

Kur, në dy zgjedhjet gjenerale në vitin 2015, ai nuk mori 367 ulëse (nga 550 sa ishin) atij iu desh të shkruante dhe të miratojë dhe ratifikojë një kushtetutë pa ndikimin e publikut, presidenti turk u detyrua të vendosë amandamente dhe referendumin e së dielës.

Në mënyrë që të gjente mbështetje për presidencën ekzekutive, Erdogani ka ngritur spektrin e jo-stabilitetit ekonomik dhe politik në të 90-at dhe 2000-tat e hershme.

Për të ndërtuar mbështetje për votat “Po”, Erdogani luajti në ndjenjat nacionaliste dhe fabrikoi krizat me qeveritë Holandeze dhe Gjermane për kampanjat pro-AKP të planifikuara në shtetet e tyre.

Erdogani është një autoritar, si ata që gjenden në të gjithë botën. Por ai është i frymëzuar edhe nga historia osmane, dhe ka aspekte të sundimit të tij që i bëjnë jehonë pikërisht asaj.

Teksa presidenti turk mbështetet në një grup gjithnjë e më të vogël këshilltarësh, duke përfshirë anëtarët e familjes së tij, Pallati i tij i Bardhë – pallati presidencial në Ankara, ndërtuar në tokën dikur në pronësi të Ataturkut – i ngjan, jo thjesht në madhështi, pallateve të sulltanëve osmanë.

Megjithatë, përpjekja e tij për të siguruar presidencën ekzekutive shkon shumë më thellë se kjo. Erdogani do të shembë republikën, për shkak se ai dhe njerëzit që ai përfaqëson, kanë vuajtur në duart e atyre që kanë udhëhequr dhe e kanë mbrojtur atë.

Do të ishte jopraktike dhe e pamundur për të ri-krijuar strukturat drejtuese të shtetit osman, por në imagjinatën turko-islamike, epoka e osmanëve nuk ishte vetëm apoteozë e kulturës dhe pushtetit turk, por një epokë tolerance dhe progresive.

Republika turke padyshim ka një histori të komplikuar. Ajo është një arritje e madhe. Në hapësirën e gati një shekulli, një shoqëri kryesisht agrare që ishte shkatërruar nga lufta, u transformua në një shoqëri të begatë, që ushtronte ndikimin e saj në rajon dhe përtej.

Në të njëjtën kohë, historia moderne e Turqisë ka qenë edhe jodemokratike, represive, dhe nganjëherë e dhunshme. Kështu që, ka kuptim politik për Erdoganin, që të kërkojë transformimin e Turqisë duke fuqizuar presidencën dhe duke eleminuar një herë mundësinë që, njerëz si ai, të jenë ndonjëherë viktima të republikës.

Në fund të ditës, Erdogani thjesht po zëvendëson një formë autoritarizmi me një tjetër. Ligji i Organizimit Themelor i vitit 1921 dhe Republika që e pasoi ishin shprehje të modernitetit.

Republika Turke ka qenë gjithmonë me të meta, por ajo gjithmonë ka mbartur aspiratën që, do të bëhej një demokraci. Turqia e re e Erdoganit e mbyll njëherë e mirë atë mundësi.

Komentet
Top