Flet vet Ozil se kur do të nisë bisedimet për kontratën e re

Ozil-640x420.jpg

28 vjeçari ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij, pas asaj që nënshkroi në vitin 2013 kur kaloi nga Real Madrid te The Gunners.

Sidoqoftë, gjermani ka deklaruar se dëshiron të ndihmojë Arsenalin – i gjashti në tabelë, që të përfundojë në top katërshe dhe të sigurojë kualifikimin për në Champions League para se ta diskutojë të ardhmen.

“Në këtë çast çka është e rëndësishme, është Arsenal, jo unë apo dikush nga lojtarët tjerë”.

“Ekipi po kalon nëpër kohë të vështira dhe në këtë fazë unë nuk jam më i rëndësishmi, askush tjetër – me rëndësi është klubi”, ka thënë Ozil.

“Do të flasim në këtë verë për të qartësuar gjërat. Do të jetë gabim tash që të mendojmë për atë”, ka shtuar gjermani

Komentet
Top