ShqipMedia.com

Argjentina Ramosaj – Shpirt i mbytur
<object classid="clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000" width="480" height="385" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,40,0"><param name="allowFullScreen" value="true" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="src" value="http://www.youtube.com/v/HG_I-upHYVg&hl=en_US&fs=1&rel=0&color1=0x402061&color2=0x9461ca" /><param name="allowfullscreen" value="true" /><embed type="application/x-shockwave-flash" width="480" height="385" src="http://www.youtube.com/v/HG_I-upHYVg&hl=en_US&fs=1&rel=0&color1=0x402061&color2=0x9461ca" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true"></embed></object>

Miratohet rezoluta për heqjen e vizave
Të enjten rreth orës 21 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë votash rezolutën për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Kështu, rezoluta në fjalë është votuar në parim me 127 vota pro, në një seancë ku nuk munguan debatet mes pozitës dhe opozitës.

Kjo e fundit i kërkoi mazhorancës që të heqë dorë nga sloganet se PS kërkon të pengojë këtë nismë, aq e rëndësishme për lëvizjen e shqiptareve në Evropë.

Ciljeta: E fitoj lehtë një mashkull, vetëm me shikim
Askush nuk mund ta imagjinojë Çiljetën me gjoks të vogël! Format e saj të rrumbullakëta e kthyen atë në një simbol seksi. Kur ecën ajo, të gjithë kthejnë kokat. Ka një siguri të paparë, i pëlqen të vishet elegante, por e di që çdo gjë duhet të jetë e puthitur pas trupit të saj. Në një intervistë për Telegraf, këngëtarja shqiptare shprehet se ka shumë dhunti artistike, por përvec kësaj, “kam dhunti t’i parandiej gjërat që do më ndodhin dhe kam dhunti të dashuroj dikë shumë bukur”. E pyetur nëse do të pëlqente të pozonte nudo në shkëmbim të një shume të madhe parash, Cili thotë se “ndoshta në karrierën time si modele dhe në një moshë më të vogël mund edhe të ndodhte…” Lidhur me meshkujt Ciljeta preferon seriozitetin të shoqëruar më dashamirësi e fisnikëri. Porse a mund të fitohet lehtë një mashkull prej një femre, Ciljeta pohon se personalisht këtë e bëns humë lehtë me anë të syve. “Mendoj me spontanitetin që çdo njeri duhet ta ketë në vetvete. Sa më shumë të jetë vetvetja, aq më shumë e afron dikë te vetja. Unë e kam shumë të thjeshtë, sepse flas me shikim gjithmonë”.

Robbie Williams: Kam dashur të bëj vetëvrasje
Robbie Williams ka pranuar se ka qenë gati të vdiste në vitin 2007-ën.

“Nuk isha në një pozicion të mirë. Isha duke vdekur. Arrita në një pikë ku shumë natyrshëm nuk e vrisja fare mendjen. Kam kaluar edhe më parë në depresion dhe jam shëndoshur, por këtë herë më dukej se do të vdisja dhe më dukej bukur”,- ka thënë këngëtari. 36 vjeçari ka pranuar se varësia ndaj drogës filloi në vitin 1993 kur një yll popi i viteve 80 i kish dhënë kokainë. Gjithsesi pas një periudhe të kaluar në klinikë rehabilitimi në vitin 2007 Robbie i është rikthyer jetës normale me në krah të fejuarën Ayda Field. Ndërsa për marihuanën Robbie ka deklaruar se është një drogë e bukur.

Adem Demaçi kritikon BDI-në e Ali Ahmetit
Viktimat e demonstratave të 1981 në Prishtinë, u përkujtuan sot në Shkup, me një akademi përkujtimore. 29 vjet pas protestave të përgjakshme, shqiptarët mbeten ende larg të drejtave të barabarta. Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare nga Kosova, Adem Demaçi tha se politikanët tanë nuk duhet të bëhen pre e interesave ditore, por të punojnë për popullin nga i cili kanë marrë verdiktin.

“Të gjitha shkojnë e vijnë, shkojnë edhe Hasanat e Hysenat e të tjerët, shkojnë edhe partitë njëra pas tjetrës, por kombi mbetet. Prandaj le të investojmë le të sakrifikojmë për interesin e kombit nëse nuk duam që të harrohemi dhe nëse nuk duam që të vdesim. Vëllezërit tanë që janë të instaluar nëpër pushtete në të katër anët e hapësirës shqiptare, në rend të parë kur të ngrihen në mëngjes të mendojnë çfarë duhet të bëjë diçka për kombin tim!”, tha Adem Demaçi.

“Të sharat e Adem Demaçit na bëjnë mirë, sepse na shanë në gjuhën shqipe që ne të jemi edhe më të mirë, sepse na do shumë dhe njeriun që të qorton duaje, mos e duaj atë që të lavdëron. Këto të arritura sigurisht që janë me sakrifica të panumërta, sigurisht që i vranë dhe u vranë shqiptarët për lirinë e vet, por ama pushtuesit një gjë nuk e arritën, nuk arritën të vrasin truallin shqiptar, truallin që ushqen shqiptarët, këtë nuk e arritën dot dhe bijtë e vet këtë truall e çliruan”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndërkohë, para Muzeut të Lirisë në Shkup u zbulua pllaka përkujtimore në nder të dëshmorit kombëtar, Mursel Ahmeti, djalit të Ahmet Delisë, i cili në vitin 1931 u soll i plagosur në Shkup dhe më pas u helmua. Kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se zbulimi i kësaj pllake përkujtimore është një hap drejt kthimit të të gjitha simboleve shqiptare në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës – Shkup.

Gjatë Akademisë përkujtimore të 29 vjetorit të fillimit të demonstratave të vitit 1981, morën pjesë dhe anëtarë të familjes së Adem Jasharit, Ahmet Delisë dhe Tahir Mehës, si dha dy ambasadorë, ai i Shqipërisë, Arben Çejku dhe ai i Kosovës, Skënder Durmishi.

Forbes: Meksikani Slim, më i pasuri në botë
jeriu më i pasur në botë, sipas listës së revistës “Forbes”, është miliarderi meksikan Karlos Slim, i cili ka një pasuri me vlerën e 53,5 miliardë dollarëve.

70 vjeçari Slim është presidenti i telekomunikacioneve në Meksikë. Ai ka investuar gjithashtu në industrinë e ndërtimeve dhe atë të shitjeve me pakicë. Vjet ai bleu edhe aksione në kompaninë “The New York Times”.

Karlos Slim ka  lënë pas në këtë mënyrë bosin e mikrosoftit, Bill Gates, pasuria e të cilit arrin vlerën e 53 miliardë dollarëve. Në vend të tretë në listen e më të pasurve të botës radhitet investitori amerikan Uorren Baffet, me 47 miliardë dollarë.

Mes 25 miliarderëve të tjerë në listën e revistës Forbes radhiten Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, në vendin e 23-të, me 18 miliardë dollarë, si dhe miliarderë të tjerë nga Brazili, India, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Arabia Saudite dhe Suedia.﻿

Megjithate, dikujt do t’i kallet bishti
Liri Loshi

Lajmi per doreheqjen e Hashim Thacit nga posti i deputetit ka mundur ta gezoje shumke. Por, besoj se ky lajm nuk ka gezuar askend me shume sesa zotin Abdyl Imeri, i cili ze ulesen e Parlamentit te Kosoves si deputet i radhes nga PDK. Pas dy vitesh qeverisjeje, kryeministri e ndien veten te sigurte se eshte koha ta dorezoje alternativen e te qenit deputet. Posti i kryeministrit eshte stabil. Ministrat e tij deputete nuk kane dhene shenja se do te luajne vendit. Por, dikujt do t’i kallet bishti megjithate.

Koha pas lufte ka qene me plot befasira ne tregun politik te Kosoves. Befasirat me te medha kane ndodhur me emerimin e kryeministrave. Ata jane vene e jane nderruar njeri pas tjetrit krejt ne menyre te paparashikuar. Dhe, asnjeri nuk ka pasur sigurine e postit te vet. Pasiguria e pozites se tyre ka kushtezuar varesine e veprimit. Kjo eshte pasuar me qeverisjen qe nuk ka permbushur pritjet.

Dr. Bajram Rexhepi nuk ka mundur t’u besoje vesheve te vet se te nesermen do te ulej ne karriken e pare te ekzekutivit.Kumti i kishte ardhur tek po kujdestaronte ne spitalin e Mitrovices. Posti i vinte me shume nga qendrimet e vendosura te LDK-se per ta eliminuar mundesine qe pozita e kryeministrit te lidhej me emrin e Hashim Thacit! PDK, ne anen tjeter, nuk dukej te ishte kunder po as e entuziazmuar me emrin e Dr. Rexhepit. Ne nje situate te tille, Bajram Rexhepi po krijonte imigj te mire personal, por jo edhe autonomine e nje kryeminstri te vertete.

Ne zgjedhjet tjera te radhes, LDK-ja per ta sheruar frustrimin e vet beri edhe nje hap me tutje. Ajo lidhi koalicion me AAK-ne, e cila kishte fituar nje perqindje shume te ulet te votave dhe qe dukej sheshit se nuk kishte kapacitet politik per ta drejtuar vendin. Dhe, kryeministri i radhes Ramush Haradinaj, dukej aq i dashuruar ne postin e tij sa thuhet se zgjohej cdo dite ne ora 6.00 te mengjesit per t’ia mesyer nderteses se Qeverise! AAk-ja edhe sot perbehet ne tre muaj te suksesshem te qeverise se saj. Aktpadia e ngritur ne Hage nuk kishte qene krejt e befasishme per zotin Haradinaj. Te pakten, jo aq sa per te mos shkaktuar ethet e qeverisjes se tij edhe gjate atyre tre muajve “te lavdishem”.

Pas shkuarjes se Haradinajt ne Hage, Bajram Kosumi ishte befasia e radhes. Vetem pas nje viti Kosumi duhej nderruar per ndieshmerine e ulet te valemarrjeve nga Haga dhe mbase per qeverisje jo adekuate. Deklaratat e tij se ndihej i sigurte ne postin e vet, nuk mjaftuan per t’i bere balle urdherit qe vinte nga lart per nderrim. Meqe roli i kryeminsitrit ishte nje hic gje para tendereve dhe perfitimeve tjera, nuk ekzistonte ndonje motiv i ministrave te AAK per ta rezistuar vendimin e ri te Ramush Haradinajt qe ne krye te ekzekutivit ta binte njeriun apartiak.

Agim Ceku, nga eprori i pare ne TMK u be subjekt i subordinimit permanent edhe pse zyrtarisht kryeminister i Kosoves. Perkunder performances se dobet te qeverise e ne vecanti te disa ministrive, ai vazhdonte te vepronte “me duar te lidhura”. Megjithese ushtarak, ne vend te armeve te verteta (lexo: argumenteve) Ceku kishte vendosur ta perdorte rrjeten per ta frikesuar ariun. Opozita eshte ne krize, kishte deklaruar ai, e jo qeveria. Zgjedhjet qe do te vinin me pastaj do te tregonin se megjithate kriza i perkiste qeverise se tij.

Meqe PDK-ja kishte fituar numrin me te madh te deputeteve, me nuk priteshin befasira. Tani po merrte rolin e kryeministrit vete numri nje i partise me te madhe ne Kosove, Hashim Thaci. Per here te pare ishin krijuar kushtet per nje post stabil te kryeministrit i cili nuk do te rrinte me veshe ne krahe se kur po e shkarkojne. Pritjet ishin te medha qe ky kryeminister te ishte funksional.

Sidoqofte, u deshen plot dy vite qe Hashim Thaci ta dorezoje njerin prej mandateve. Ate te deputetit natyrisht. Mandatet e deputetit, Thaci dhe ministrat e tij duhej t’i dorezonin ne diten e inaugurimit te qeverise . Kete e thote arsyeja, edhe pse nuk e percakton ligji. Ligjet qe nuk bazohen ne arsye duhet te rishikohen. Thaci e dorezoi ate me dy vite vonese. Por me mire vone se kurre. Normalisht kjo do te thoshte se me ne fund ai ndjehet i sigurte ne poziten e kryeministrit. Tani mbetet te shihet edhe ndjenja e sigurise se ministrave te tij deputete. Me sa po shihet ata nuk e kane ndermend te luajne vendit. Sa veshtire e ka njeriu yne t’i largohet karrikes. Po duket se ka ardhur koha qe dikujt duhet treguar vendi. Koha eshte qe proceseve ne Kosove t’u prijne njerez qe ndjehen te sigurte. Njerez qe interesat e vendit i vene mbi ato personale. A nuk tingellon kjo si nje absurd per mentalitetin tone?

Puna e qeverise aktuale eshte vene ne fokus te kritikave, por mbrojta qe vie nga brenda qeverise eshte me aggresive se vete kritikat. Defanziva eshte metode e njohur e mbrojtjes se atyre qe ndihen te rrezikuar, apo te pasigurte. Me ne fund duket se perkunder kembengulesise per vetembrojtje dikujt do t’i kallet bishti. Te shohim cfare efekti do te prodhoje hiri i bishtave te djegur. ﻿

Prishtinë: Takim afaristësh nga Kosova dhe Maqedonia
Ekonomitë rajonale duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të jenë më atraktive në tregun global, u tha sot në një takim mes afaristëve nga Kosova e Maqedonia. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe ajo në Maqedoni në bashkëpunim edhe me disa organizata tjera organizuan në Prishtinë këtë takim biznesi. …

Takimi i mbajtur në Prishtinë shërbeu si një mundësi për lidhjen e raporteve të reja afariste. Me dhjetëra kompani vendore dhe nga Maqedonia morën pjesë në takimin e ashtuquajtur Biznes për Biznes. Shefi ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Lekë Musa u shpreh se duhet gjetur mundësi për bashkëpunim sepse nuk ka rrugë tjetër që ekonomitë tona të jenë atraktive në tregun global.

“Qëllimi është të promovojmë Kosovën si vend të investimeve mirëpo edhe të shohim se si mund të bashkëpunojnë dy vendet tona si dy ekonomi rajonale, të shohim se si këto ekonomi rajonale mund të bëhen më konkurruese në tregjet globale“, tha Musa.

Ndërkaq Jovan Madjovski, menaxheri i Qendrës për Ndërmarrësi dhe Zhvillim, u shpreh se vet bizneset duhet të gjejnë interesin përbashkët.

“Ne jemi këtu kryesisht për të bërë Biznes për Biznes. Të ju japim mundësi për të takuar ndërmarrësit nga Maqedonia me afaristë nga Kosova. Ky është një program që po bëjmë në mënyrë paralele në shtetet e ndryshme rajonale” , tha Madjovski.

Një takim i ardhshëm i këtij lloji do të mbahet në muajin maj në Shqipëri, ku pjesëmarrës do të jenë nga 8 vende rajonale.

Liga Evropa: Fiton Juve humbet Liverpuli – VIDEO
Foto: AFP

Në katër ndeshjet e fundit të vlefshme për tetën e finales së Ligës Evropa, rezultatet më të favorshme para revanshit të enjten i arritën Standard Liezh që mposhti në Athinë – Panathinaikosin 3:1 dhe Juventusi i cili në Torino mundi ekipin më pak të njohur anglez – Fullhamin me rezultat, po ashtu 3:1. Liverpuli ka pësuar humbje minimale prej 1-0 nga Lille.

Juve këtë përparësi e arriti pas 45 minutave të parë kur shënoi nëpërmjet Legrotalies, Zebines dhe Trezeges një minutë para pushimit, derisa për ekipin londinez golin e vetëm e shënoi Etuhu në minutën 36.

Marsej i shpëtoi disfatës në Lisbonë ndaj Benfikës me golin e Ben Arfes në minutën e 90-të, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll sfida në “Mestalla” ndërmjet Valencisë dhe Verderit.

Të parët në epërsi kaluan gjermanët me golin e Fringsit nga penalltia (24’), derisa barazoi Mata në minutën e 57-të. Valencia prej minutës 55 luajti me dhjetë futbollistë, por kjo nuk e pengoi që dy minuta më vonë të barazojë rezultatin.

Liga Evropa – e teta e finales

Panathinaikosi – Standardi 1:3 (0:2)

Vyntra 48’ – Vitsel 8’, Jovanoviq 16’, De Camargo 74’

Juventusi – Fullhami 3:1 (3:1)

Legrotaglie 9’, Zebina 25’, Trezege 45’ – Etuhu 36’

Valencia – Verderi 1:1 (0:1)

Mata 57’ – Frings 24’ (pen)

Benfika – Marseji 1:1 (0:0)

Pereira 76’ – Ben Arfa 90’

Hamburgu – Anderlehti 3:1 (2:1)

Matijsen 23’, Van Nistelroj 40’, Jarolim 76’ – Leger 45’

Rubin – Uolfsburg 1:1 (1:0)

Noboa 29’ – Misimoviq 67’

Lil – Liverpul 1:0 (0:0)

Hazard 84’

Atletiko Madrid – Sporting 0:0

<object classid="clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000" width="410" height="357" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,40,0"><param name="src" value="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/5eMJO23YlhJ7ZGdDnNzA/mov/1" /><param name="allowfullscreen" value="true" /><embed type="application/x-shockwave-flash" width="410" height="357" src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/5eMJO23YlhJ7ZGdDnNzA/mov/1" allowfullscreen="true"></embed></object>

<object classid="clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000" width="410" height="338" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,40,0"><param name="src" value="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/MqgaHNH4GdMqLhKofz6b/mov/1" /><param name="allowfullscreen" value="true" /><embed type="application/x-shockwave-flash" width="410" height="338" src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/MqgaHNH4GdMqLhKofz6b/mov/1" allowfullscreen="true"></embed></object>

<object classid="clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000" width="410" height="354" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,40,0"><param name="src" value="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/CjIaZP4DEEYSMkew2dTL/mov/1" /><param name="allowfullscreen" value="true" /><embed type="application/x-shockwave-flash" width="410" height="354" src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/CjIaZP4DEEYSMkew2dTL/mov/1" allowfullscreen="true"></embed></object>

Sulmet fizike kanë për qëllim pastrimin etnik
Nga Valon Kurtishi

Në kuadër të politikave të veta tradicionale për zhdukjen e tërësishme apo uljen e pjesëshme të numrit të popullsisë shqiptare, pushteti jugosllav ka përdorur dhunën fizike në shkallë të gjerë apo më të kufizuar në periudha të ndryshme kohore dhe në varësi të rrethanave shoqërore. Këtë e ka bërë në mënyrë të planifikuar, të përpiktë e shumë shkencore duke u bazuar në projekte e elaborate të ndryshme që kanë hartuar inetelektualë të ndryshëm jugosllavë, d.m.th sërbë, sllavomaqedonas e sllavomalazezë. Në këtë kuadër edhe pushteti sllavomaqedonas i shtyrë e nxitur nga ai qëndror jugosllav ka organizuar veprime nga më të ndryshmit që qëllim kryesor e kanë pasur zhdukjen apo largimin sa më të madh të shqiptarëve nga IRJM. Sulmet janë organizuar dhe realizuar nga forca të uniformuara policore, nga organe tjera shtetërore si tatimorët apo inspektoratet e ndryshme ndërtimore e deri tek organizimi dhe instrukimi në fshehtësi i huliganëve të ndryshëm që gjoja skanë asnjë lidhje me pushtetin shtetëror.

Skenat e tmershme të rrënimit të mureve reth shtëpive të qytetarëve shqiptarë nga vitet 80 të shekullit të kaluar janë duke u rikthyer në forma të ndryshme në vitin 2010. Atëbotë (1988) pushteti komunist sllavomaqedons në një fushatë tipike terroriste nuk u ndal as para trupit njerëzor të Nuredin Nuredinit në Haraçinë duke e varosur për së gjalli në rrënojat e shtëpisë së tij këtë martir të kombit tonë. Aksioni në fjalë ishte një nga format e përdorura në atë strategjinë e madhe për uljen e numrit të shqiptarëve në IRJM ku përveç prishjes së mureve rrethuese të shtëpive, hynte edhe prishja e shtëpive të ndërtuara gjoja pa lejen e organeve komunale, ndalimin e punësimit të shqiptarëve në ndërmarjet publike, ndalimin e emërtimit të fëmijëve shqiptarë me emra ilirë e shqip, inkurajimin dhe në shumë raste edhe detyrimin e shqiptarëve që të regjistrohen si turq dhe të largohen në Turqi, inkurajimin e emigrimit në Europën perëndimore ose edhe në Amerikë për shqiptarët e zonave periferike si Prespa, Manastiri apo Dibra, inkurajimin e shqiptarëve sllavishtfolës që të regjistrohen si maqedonas myslimanë, korruptimin e klerit mysliman për të përhapur sa më shumë në familjet shqiptare emrat arab dhe turq, hapjen e paraleleve të detyrueshme me mësim në gjuhën maqedonase në zonat e banuara me shqiptarë, mbajtjen e detyrueshme të evidencës pedagogjike në gjuhën maqedonase dhe largimin nga puna apo diferencimin e asaj pjese të vetëdijshme të mësuesisë shqiptare që i kundërvihej këtij vendimi diskriminues e asimilues, uljen e kuotave për shkollarët fillorë e të mesëm me mësim në gjuhën shqipe, uljen e numrit të paraleleve dhe mbylljen e gjithë shkollave të larta në gjuhën shqipe, ndalimin apo pengimin e valëve të RTSH në territorin maqedonas dhe jugosllav në përgjithësi, diskriminimin e përditshëm nga administrata publike, zbulimet e kohëpaskohshme nga ana e Sigurimit Jugosllav të grupeve të a.q marksiste, leniniste apo nacionaliste, separatiste, iredentiste shqiptare, të cilët dënoheshin në procese tipike staliniste me burgime të gjata, fyerje dhe nënçmime ndaj shqiptarëve kudo në vende publike, rahjet dhe maltretimet e përditshme të qytetarëve nga policia e uniformuar, rahja e çdoditshme e shqiptarëve nga grupe bandash sllave apo edhe thyerja publike e objekteve afariste të shqiptarëve në Beograd, Nish, Zemun, Shkup, Manastir, Kumanovë e zona tjera ku shqiptarët ishin pakicë e popullsisë, e shumë akte e veprime tjera vandaliste që ndodhnin si në territorin e ish Republikës socialiste të Maqedonisë ashtu edhe në të katër anët e ish RSFJ.

Në një formë shumë interesante e të çuditshme bashkë, një numër i këtyre dukurive e fenomeneve shoviniste e primitive janë duke u rikthyer kohëve të fundit në shoqërinë fyromiane.

Duke qenë se rrethanat ndërkombëtare në dy dekadat e fundit kanë ndryshuar shumë dhe sot nuk mund të përdoret më në mënyrë të hapur para gjithë opinionit ndërkombëtar kundër qytetarëve të një vendi europian forca e uniformuar shtetërore, kundër qytetarëve shqiptarë ka filluar të veprojë më tepër krahu banditesk i përbërë nga kriminelë të rëndomtë. Sulmet e tyre në të shumtën e herës janë të “rastësishme”, dhe agresorët mbeten gjithmonë të paidentifikuar. Hetimet policore mbeten si zakonisht në “rjedhë e sipër”. Viktima të këtyre sulmeve janë qytetarë të thjeshtë shqiptarë të ndodhur në momentin e krimit në shtëpitë e tyre, në rrugë, në parqe publike, në stadiume, në qendra tregtare, në pishina, në vendet e tyre të punës, në organe të ndryshme shtetërore etj. Shihet qartë ekzistenca e një organizmi të panjohur kriminal antishqiptar, i cili punon ditë e natë për të krijuar një psikozë të frikës kolektive të shqiptarët në zona të caktuara të IRJM-së. Si zakonisht këto sulme të mirëorganizara ndaj njerëzve që e flasin publikisht gjuhën shqipe apo ndaj atyre që në pamje të jashtme vlerësohen se mund të jenë shqiptarë, ndodhin në zona qëndrore urbane të banuara dhe frekuentuara ekskluzivisht nga sllavishtfolës etnikë, apo edhe në qytete të tilla si Manastiri ku numrat e popullsisë shqiptare kanë rënë në nivele të tilla të pabesueshme prej 3 deri 4% të popullsisë, nga 60 – 70% sa ka qenë aty historikisht prania shqiptare.

Para disa muajsh, më saktësisht në korrik 2009 në Nerez të Shkupit një grup i tifozëve të klubit futbollistik Vardari të njohur me emrin “Komitë”, organizoi një sulm kundër banorëve shqiptarë të kësaj lagjeje. Nerezi është një zonë shqiptare e cila për dekada të tëra nuk urbanizohet nga autoritetet lokale të Shkupit pasi banohet në shumicë nga popullsi etnike shqiptare. Kjo na bën të dyshojmë që sulmi i këtyre huliganëve të ketë prapavijë politiko-etnike dhe të jetë organizuar pikërisht nga organet shtetërore që nuk pranojnë të urbanizojnë këtë pjesë shqiptare të kryeqytetit. Sulmi më i fundit i para dy ditëve i këtyre huliganëve ndaj një grupi të qytetarëve ku u lëndua rëndë një fëmijë, ishte veprimi i disatë me radhë banditesk kundër qytetarëve shqiptarë në Shkup. Edhepse kanë kaluar dy ditë nga rasti tragjik, askush nuk është thirur në përgjegjësi ligjore nga ana e Policisë së shtetit. Kjo vërteton tezën e frikshme për një organizim dhe planifikim shtetëror të këtyre sulmeve të shumta kundër qytetarëve shqiptarë që ndodhin në kryeqytet apo pjesë tjera të vendit.

Duke parë gjithë këtë fushatë kërcënuese, kërkohet që shqiptarët etnikë të punësuar në MPB të marin masa energjike në mbrojtje të jetës dhe integritetit fizik të qytetarëve shqiptarë, pasi pjesa sllave e këtyre strukturave duket qartë që jo vetëm nuk e kryen detyrën ligjore, por inkurajon aket e tilla që kanë për qëllim spastrimin etnik të zonave të piketuara për këtë punë në këtë vend dyetnik. Kjo u pa në rastin e sulmit në Nerez ku MPB në një akt të paprecedentë diskriminues antishqiptar dhe anticivilizues lëshoi 8 padi ndaj sulmuesve kriminelë sllavë dhe 20 padi të pabaza ndaj qytetarëve shqiptarë. 20 paditë e çuditshme u ngritën kundër familjarëve shqiptarë që në një akt dëshpërues vetëmbrojtës u përpoqën të shpëtojnë veten dhe familjarët e tyre nga dhunimi fizik. Nëse MPB si organ shtetëror i autorizuar me kushtetutë dhe ligje që të sigurojë dhe mbrojë jetën, pronën private dhe pasurinë e qytetarëve nuk e kryen punën e vetë, do të paraqiten forma alternative të organizimeve vullnetare për vetëmbrojtje të shqiptarëve. Dalja në skenë e organizatave të tilla alternative të forcës nënkupton fillimin e fundit të këtij shteti diskriminues.

Sulmet e këtilla terroriste ndaj shqiptarëve në ambiente publike apo në shtëpitë dhe pronën e tyre private tregojnë qartë që në këtë vend në shtresa të gjera shoqërore mbretëron një frymë e sëmurë raciste antishqiptare. Ky është një fenomen i rrezikshëm social i histerisë kolektive i cili është rrënjosur thellë në shpirtin dhe ndërgjegjen e më tepër se gjysmës së popullsisë së vendit. Për më tepër, fenomeni i racizmit omniprezent antishqiptar del përtej kufinjve të Fyromit duke marë përmasat ballkanike të një aleance të sëmurë, primitive dhe ekstremiste antishqiptare të sërbëve, grekëve, sllavomaqedonasve dhe sllavomalazezëve. Ky është një problem serioz i llojit të urrejtjes kolektive të cilit Bashkimi Europian duhet ti kushtojë vëmendjen dhe seriozitetin e duhur në interes të stabilitetit afatgjatë në këtë rajon. Prezenca ndërkombëtare në Shkup duhet të ushtrojë ndikimin e vet duke bërë presionin e duhur tek pjesa sllave e pushtetit e cila duket se e kontrollon shtetin plotësisht, që të ndalë këto veprime terroriste në mes të Europës në shekullin e XXI. Përndryshe asgjë nga fjalët e mëdha për një Europë të bashkuar, demokratike e tolerante ku të gjithë ndjehen dhe janë të barabartë. “Të bashkuar në diversitet” të bëhet realitet edhe në Ballkanin e prapambetur sllavo-bizantino-otoman.