Familja Halimi nga Shkupi, dy dekada pa kulm të sigurtë, apel për ndihmë

Muharem-Halimi.png

Varfëria na vjen prej vitesh e shekujsh si plagë e pashëruesmë,  hera herës si motiv i jetës apo si sinonim i pasurisë. Tek ecim trotuareve të Dyqanxhikut takojmë Muharemin, i cili edhe pse është punëtor ,mengjesi dhe darka e gjejnë në vendin e punës. Ankohet se nuk arrin të fitoj aq sa per te plotesuar nevojat e jetes ..

”Kerkova pune nuk arita te gjej,  ja sillem reth e rrotull, me qera jetoj ne Shutkw, kum dal prej ora 8, dal ne kete kohe sepse ne kete kohe hapen dyqanet dhe vin myshteri prej Prilepi edhe vendeve te tjera qe te marin mall, por per momentin nuk ka, jeni duke e pa edhe po sillem rrugeve po nuk po mund te gjej” – tha Muharem Halimi.

Kryefamiljari Muharemi me vite te tera ka bartur  mbi supe kujdesin e dy prinerve te semure dhe ne pamundesi financiare ai sot ka mbetur ne nje barakë  prej 10 metrash katrore e cila perpos qe dita dites behet e pa përshtatshme për jetë normale, e njejta rrezikohet ti kaloj shtetit , pasi sic shprehet Muharemi me vite nuk e ka kryer pagesen ne vlere prej 1800 denaresh …

“Ditet e veshtira jane, dal ne pazar me kolic, nuk po mund te mri, me e ble nuk mund ta blej, nuk po arije te siguroj para, me ble nuk po mund te blej, pune te shtetit nuk jam” – shprehet Muharem Halimi.

 “Nuk mrin, a me pagu llogari, apo me ngrene, ka ndodh edhe te dorzohem, jeta nuk shkon, ta kem vetem shtepin time, se per tjeter njeriu punon edhe kalon, shpresa nuk kemi” – tha bashkëshortja e kryefamiljarit, Emsale Halimi.

Sot  jo të gjithë kemi mundësi për të bërë vepra të mëdha, por duke i ndihmuar nevojtarët   kontribuojmë  në zvoglimine  tabeles  së mjerimit dhe zbutjes së skamjes. 072 607 539

Komentet
Top