EVN Maqedoni – partnere e kompanive në aplikimin e sistemit për menaxhimin e energjisë

stopanska-komara33.jpg

Aplikimi i sistemit për menaxhimin e energjisë dhe implementimin e standardit ISO 50001 në kompanitë ka qenë tema kryesore e punëtorisë që u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Në punëtorinë morën pjesë 11 kompani nga Maqedonia, klientë të përzgjedhur nga ana e kompanisë EVN Maqedoni, me një konsum mesatar prej 3 GWh në vit.

Punëtoria është pjesë e projektit “Nxitja e transformimit të tregut të efikasitetit energjetik në industrinë dhe përshpejtimi i investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira”, që zbatohet nga ana e zyrës së REC-it në Maqedoni, me mbështetjen financiare të Fondit Global Ekologjik (GEF) dhe kontributin e siguruar nga UNIDO-ja, REC-i, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Ekonomisë, Agjencia e Energjetikës, USAID-i dhe Banka e Maqedonisë për Përkrahjen e Zhvillimit.

EVN Maqedonia merr pjesë në fazën e dytë të programit për zbatimin e sistemit për menaxhimin e energjisë me qëllim të implementimit të standardit ISO 50001 në kompaninë, ndërsa do të sigurojë edhe asistencë për klientët e saj të cilët do të shprehin interesim. Qëllimi kryesor është që EVN Maqedonia të vazhdojë me implementimin e programit në rolin e replikatorit dhe pas përfundimit të projektit, me qëllim që kompanitë e Maqedonisë të marrin ekspertizën e duhur të kësaj fushe, e cila në fund të fundit do të thotë një përmirësim të konkurrencës së tyre dhe do ta rrisë efikasitetin energjetik në të gjitha nivelet e veprimit të kompanive.

“Qëllimi ynë është që të jemi një partner i kompanive në aplikimin e teknologjive dhe standardeve të avancuara, që do të thotë kompani më të forta të cilat do të krijojnë zhvillimin në shoqëri”, tha Shtefan Peter, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të EVN-së Maqedoni. Pjesëmarrësit në punëtori i kanë prezantuar kompanitë e tyre dhe kanë shprehur interes për t’u përfshirë në programin për ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e sistemit të menaxhimit të energjisë. Në punëtorinë u diskutuan modalitetet për asistencën teknike për klientët e zgjedhur nga ana e kompanisë EVN Maqedoni.

Në periudhën e ardhshme do të realizohen takime të ndara me menaxhmentin e kompanive me qëllim që të përcaktohen hapat e ardhshëm për një përfshirje të mundshme në programin e replikimit të projektit për aplikimin e sistemit për menaxhimin e energjisë sipas standardit ISO 50001. Në kuadër të punëtorisë, një fjalim të tyre kanë pasur edhe Biljana Peeva – Gjuriq, drejtoreshë e Drejtorisë së shoqatave sipas veprimtarive pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Aleksandar Dukovski, drejtor i Agjencisë së Energjetikës të Republikës së Maqedonisë.

Ana Petrovska nga kompania REC Maqedoni dhe njëkohësisht drejtuese kombëtare e projektit, prezantoi projektin për nxitjen e transformimit të tregut të efikasitetit energjetik në industrinë dhe përshpejtimi i investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira në Republikën e Maqedonisë.

Pas fjalimeve hyrëse, tre këshilltarët kombëtarë të efikasitetit energjetik, të cilët janë certifikuar në kuadër të projektit, prezantuan rezultatet e deritashme të zbatimit të projektit.

Komentet
Top