Euroambasadori Zhbogar i shqetësuar: Koha e fundit është që qeveria të formohet

samuel.jpg

Ambasadori i Bashkimit Evropian Samoel Zhbogar theksoi qartë se çdo vend duhet të përqendrohet në rrugën e vet drejt eurointegrimeve. Nevojitet qeveri e cila do ta nis këtë proces. Dyert e BE-së janë të hapura. Në lidhje me protestat Zhbogar deklaroi se e drejta e protestës është e pacenueshme sa kohë që ato janë të qeta. “E drejta për të protestuar në mënyrë të qetë është e patjetërsueshme sa kohë që ato janë të qeta dhe nuk ka sulme ndaj gazetarëve apo gjuhë të urrejtjes. Politikanët duhet të dëgjojnë se çfarë kanë për të thënë protestuesit, por vendimet nuk merren në rrugë por në institucione” – u shpreh ambasadori I Bashkimit Evropian në Maqedoni – Samuel Zhbogar.

Komentet
Top