Erdhi pranvera! Gjashtë këshilla si të mbrojmë lëkurën

0-112.jpg

Me ardhjen e pranverës, dëshira për t’u përkëdhelur nga rrezet e diellit për të patur një ngjyrë perfekte dhe jo të zbehtë, duhet të shoqërohet me rritjen e kujdesit ndaj shëndetit të lëkurës. Ju prezantojmë 6 këshilla se si të përgatisim lëkurën në ekspozimin e parë ndaj diellit:

Ushqyerja

Një ushqyerje e rregullt është në qendër të mirëqenies së organizmit tonë. Fokusohuni në ushqime të pasura me betakaroten dhe likopen, dy substanca që stimulojnë në mënyrë natyrale prodhimin e melaninës. Të fillosh me to që një muaj para ekspozimit ndaj diellit është shumë e nevojshme.

Produktet farmaceutike

Përbërësit e melaninës fuqizojnë nxirjen e lëkurës. Ideale është ti merrni të paktën një muaj para nxirjes sepse stimulojnë prodhimin e pigmentit dhe e mbajnë më gjatë ngjyrën.

Mbrojtje para ekspozimit

Gjatë ekspozimeve të para ndaj diellit nuk mund të mungojë në çantë kremi mbrojtës i çdo lloji. Që nga gjalpi i kakaos tek kremi për rreth syve, apo produkte të ngjashme në varësi të preferencës deri tek qumështi për trupin për të mbrojtur epidermën nga rrezet ultraviolet.

Pastrimi i lëkurës

Të paktën një herë në javë është e rëndësishme të pastrojmë lëkurën, dhe ta lirojmë nga qelizat e vdekura të mbledhura gjatë dimrit.

Kujdesi ndaj syve

Një kujdes i veçantë duhet treguar edhe në mbrojtjen e syve. Të rritur dhe fëmijë duhet të ekspozohen ndaj diellit duke mbajtur syzet më të përshtatshme me filtra ndaj rrezeve ultraviolet, apo ato të polarizuara në varësi të ambientit apo aktivitetit që do të keni.

Dhimbja e kokës

Të rriturit, kryesisht mosha e tretë kanë shqetësim edhe nga dhimbja e kokës, ndaj rekomandohet mbajtja e kapeleve dhe evidentimi i rrezeve ne orare të caktuara të ditës.

Komentet
Top