Elektra Zykaj: Historinë e bëjmë vetë!

auto_15319505_1612351452406062_1891392306_n1480505729.jpg

Flamurtari nga Vlora fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll, në konkurrencën e femrave. Basketbollistet vlonjate dëshmuan paraqitje me të përsosur se ‘Goga Basket’ nga Durrësi, duke triumfuar me rezultat 79:72. Basketbollistja e Flamurtarit, Elektra Zykaj, është e ngazëllyer për këtë trofe, duke përçuar mesazhin tjetër, se do ta mbrojnë edhe titullin e kampionit. 26-vjeçarja shprehet se historinë e bëjnë vetë dhe nuk lejojnë askënd tjetër. Ajo mburret që luan për klubin kuqezi dhe premton se do ta lë shpirtin në fushë për ta sjell edhe titullin në Vlorën e Ismajl Qemailit. Basketbollistja konsideron se e kanë e ekipin shumë më të mirë se rivalet, mbase edhe më të organizuar dhe që luajnë një për të gjithë dhe të gjithë për një. Ky sukses e bën për të ‘fluturuar’ Elektrën nga gëzimi, për faktin se vjen në kohën kur ajo para disa ditëve u rikthye pas lëndimit. Biondja apo bukuroshja e basketbollit në nje intervistë tregon se çfarë e ka veçuar ekipin e saj për të triumfuan në finalen e madhe që u zhvillua në Durrës.

Komentet