E Mërkura e Champions vjen me Barcelona-Man. City

auto_Barcelona-vs-Manchester-City-658x3741476830983.jpg

Në Camp Nou luhet Barcelona-Manchester City. E mërkura e Champions League ndizet me një superpërballje. Pep Guardiola do të sfidojë sërish si kundërshtar ish skuadrën e tij. Në 2015-tën trajneri katalanas nuk arriti të eliminonte dot blaugranat nga gjysmëfinalet e Championsit me Barcën që fitoi më pas trofeun. Në atë periudhë 45-vjecari ishte në drejtimin e Bayern Munich ndërsa tashmë do të ketë detyrën e vështirë për t’i bërë ballë skuadrës së Luis Enriques me një ekip si Manchester City. Citiziens në 4 përballjet e mëparshme me Barcelonën në Champions numërojnë 4 humbje dhe do të kërkojnë të ndryshojnë këto statistika negative në përballjen e kësaj të Mërkure. Këtë herë luhet për fazën e grupeve me Barcelonën që pas 2 ndeshjeve të para kryeson grupin C me pikë të plota 6, ndërsa formacioni i Guardiolës renditet në vendin e dytë me 1 fitore dhe 1 barazim.

Në dy përballjet e drejtpërdrejta mes Barcelonës dhe Manchester City do të vendoset edhe se cila do të jetë skuadra që fund do të pozicionohet në vendin e parë të grupit C, sepse kualifikimi për më tej as që diskutohet si për blaugranat ashtu edhe për Citiziens. Ndeshja tjetër e këtij grupi do të zhvillohet në Glasgoë me Celtic-un që do të presë gjermanët e Borussia Moenchengladbach në një përballje të drejtëpërdrejtë për vendin e 3-t. Në grupin A sfida të lehta në letër për Paris Saint Germain-in dhe Arsenalin. Kampionët e Francës presin në shtëpi Baselin e Taulant Xhakës, ndërsa Aresanli në Londër sfidon bullgarët e Ludogorets.

Në grupin B, Napoli do të synojë të hipotekojë kualfikimin në fazën e 1/8-ave me një fitore ndaj Beshiktashit në San Paolo, ndërsa një sfidë shumë e ekulibruar pritet të jetë ajo mes Dinamos së Kievit dhe Benficës. Në grupin D, Bayern Munich nuk ka rrugë tjetër vec fitores në sfidën shtëpiake ndaj PSV Eindhoven, ndërsa Atletico do të kërkojë të hedhë një hap të madh përpara drejt kualfikimit në transfertën ruse ndaj Rostov.

Komentet