E injoron Kosovën, injorohet nga Belgjika, por gjigantët evropian pas Adnan Januzajt! Milani në “pole – position”….?

20170410_235507-681x421.png

Raportet e fundit të portaleve italiane kanë zbuluar informacione branda gjigantit italian Milan, informacione të cilat kanë të bëjnë me merkaton e skuadrës, e që në fakt janë me interes të madh për ne shqiptarët, pasi bëhet fjalë për Adnan Januzajn.

Po sipas portaleve italiane dhe shkrimet e tyre gjatë mbrëmjes së sontme, Milan ka shprehur interesim për Adnan Januzajn, i cili asesi ta gjejë vetën pas huazimit nga Manchester United te Sunderland, mirëpo edhe pse forma e tij nuk është aspak e mirë, janë disa skuadra të mëdha evropiane që interesohen për të, përfshirë PSG, Marseille, Monaco, Roma, Napoli, Juventus dhe së fundmi edhe Milan.

Nga ana tjetër mediat britanike po gjatë mbrëmjes së sontme kanë raportuar se Milan e dëshiron Januzajn gjatë verës së ardhshme, madje thuhet se tashmë kanë filluar edhe kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit.

Komentet
Top