E ardhmja e Manajt drejt sqarimit

rey-manaj.jpg

during the juvenile TIM cup match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Breda on February 9, 2016 in Sesto San Giovanni, Italy.

Rey Manaj do të rikthehet te Inter në qershor, por ende nuk dihet nëse do të qëndrojë pjesë e zikaltërve apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër, për të vazhduar të fitojë eksperiencë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u bë pjesë e ekipit zikaltër sezonin e kaluar, filimisht me ekipin e të rinjve ku shënoi 7 gola në 7 ndeshje dhe pastaj debutoi me ekipin e parë, kur trajner ishte Roberto Mancini.

Këtë sezon manaj u huazua filimisht te Pescara, ku luajti 13 ndeshje e shënoi 2 gola dhe më pas në Serinë B, te Pisa ku deri më tani ka të njëjtat shifra si te Pescara, 2 gola në 13 ndeshje.

Te Pisa Manaj u huazua me të drejtë blerje, por klubi i drejtuar nga Gattuso nuk ka ndërmend të paguajë kartonin e lushnjarit.

Në qershor sulmuesi i ri do t’i bashkohet sërish klubit të Interin, por vështirë të qëndrojë aty, sepse zikaltërit janë të prirur t’i besojnë futbollistëve të afirmuar dhe nuk do të mund t’i siguronin hapësira Manajt.

Megjithatë, gjetja e një klubi të ri për të fituar eksperiencë nuk duket problem për Manajn, sepse për të kanë shprehur interes disa klube të Serisë A dhe B, si dhe klube të tjera gjermane e spanjolle.

Manaj ka një kontratë me Interin, deri më 2020-ën

Komentet
Top