Diplomati amerikan: Situata në Maqedoni në rrezik

Matthew-Nimetz_2-600.jpg

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, diplomati amerikan Matthew Nimetz, ka deklaruar për radion “Maqedonia e Lirë” se është i shqetësuar për situatën politike që  është në rrezik.

 Ai shpreson se kjo situatë në Maqedoni do të zgjidhet dhe tejkalohet në rrugë paqësore dhe demokratike në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

”Jam i shqetësuar për situatën në Maqedoni. Atë që mund ta theksoj në këtë moment është se situatë në shtet është sjellë në një rrezik të lartë që do të ndikojë mbi sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë”, shprehet Nimetz.

Ndërmjetësuesi i OKB-së thekson se shpreson që politikanët dhe populli do ta menaxhojnë këtë situatë dhe d’i tejkalojnë problemet.

”Shpresoj se politikanët dhe populli do të përballen me të gjitha problemet që janë shfaqur në shtet”, deklaroi Nimetz.

Komentet
Top