Dimovski; BDI-së dhe Selës: Mos folni për patriotizëm se mbeturinat ju kanë mbuluar në Tetovë dhe Strugë

path_2182.jpg

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit ju është drejtuar deputetëve të BDI-së dhe LR-PDSH-së duke ju thënë që mos flasin fjalë të mëdha kur e dinë se nuk i kanë pastruar ende deponitë e egra.

”Ju bëjë thirrje deputetëve të BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët që të mos rrahin gjoks për patriotizëm dhe mos të flasim për ide të mëdha. E dini shumë mirë se në Strugë dhe në Tetovë qytetin e kanë mbuluar deponitë e egra. Rregulloni ato probleme dhe pastaj hajdeni të flasim për platforma dhe për shtete fqinje.” tha Dimovski.

Dimovski është deputeti më aktiv në foltore gjatë vazhdimit të seancës konstituive.

Komentet
Top