Dikov i VMRO-DPMNE-së e falënderon Alimin e BDI-së

kuvend.jpg

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajçe Dikov nga foltorja e Kuvendit e falënderoi deputetin e BDI-së Ejup Alimi që ua ka shpjeguar atyre se çfarë është platforma e Tiranës.

VMRO DPMNE mbështetet në deklaratat e Alimit të BDI-së, i cili para disa ditëve tha se Platforma e Tiranës ekziston dhe e lexoi atë në Kuvend.

Këtë fjalim të Alimit, VMRO e merr si pretekst për të bllokuar punën e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Kjo i shton edhe më tepër dyshimet se BDI dhe VMRO DPMNE vazhdojnë të funksionojnë në koalicion të fshehtë, ndërsa partia e Ali Ahmetit vazhdon t’i shërbejë Gruevskit duke i dhënë arsye për bllokimin e institucioneve, edhe pse publikisht thonë se janë në koalicion me LSDM-në.

Komentet
Top