Digjet shtëpia në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi (FOTO)

17842463_1365721540154613_446199500_n-660x330.jpg

Sot rreth orës 1:20 minuta të mëngjesit zjarri ka përfshirë një shtëpi në fshatin Përshefcë të komunës së Tearcës. Siç njofton komandati i i NJTKZ-zë për Televizionin Koha, zjarri ka qenë shumë i madhë dhe ekipet e zjarrfikësit kanë arritur në kohë me 9 zjarrfikës ku fatmirësisht nuk ka viktima përpos dëmeve materiale.

“Zjarri ka qenë shumë i madhë dhe ekipet e zjarrfikësit kanë arritur në kohë me 9 zjarrfikës ku fatmirësisht nuk ka viktima përpos dëmeve materiale. Është lënduar lehtë vetëm një punonjës i NJTZK-së ku u dërgua në Spitalin e Tetovës pas ndihmës është lëshuar në shtëpi” shprhet Uka Aliti për Televizionin Koha.
Siç thotë Uka Aliti dëmi është shumë i madh dhe shtëpia dy katëshe është djegur komplet.

Komentet
Top