Dhjetë këshilla për shëndet sa më të mirë të fëmijëve

0-114.jpg

Madje edhe në shkollat më të shtrenjta me infrastrukturën më të mirë, fëmija juaj mund të ekspozohet ndaj viruseve të ndryshme dhe rreziqeve të tjera.

Prandaj organizata shëndetësore Blue Cross i ka ndarë dhjetë këshilla për shëndet sa më të mirë të fëmijëve, transmeton Koha.net. Këto këshilla janë më të dobishme për prindërit, fëmijët e të cilëve shkojnë në shkollë.

1. Fëmijët duhet ta fitojnë shprehinë e larjes së duarve e cila është mënyra më efektive për ta parandaluar transmetimin e baktereve.

2. Kur kolliten dhe teshtijnë fëmijët duhet ta vendosin dorën ose pecetën e letrës në gojë, por kurrë ndonjë pecetë të përdorur më parë.

3. Sigurohuni që fëmijët tuaj t’i marrin të gjitha vaksinat e nevojshme.

4. Nëse fëmija juaj është i sëmurë, le të kalojë sa më shumë kohë në shtëpi për t’u shëruar mirë.

5. Thoni fëmijës tuaj të mos pijë nga e njëjta shishe nga e cila kanë pirë fëmijët e tjerë.

6. Dërgoni fëmijët tuaj të luajnë jashtë dhe atje ta kalojnë shumicën e kohës. Kjo është esenciale për shëndetin mendor dhe fizik.

7. Sigurohuni që fëmijët tuaj të flenë gjithmonë sa duhet dhe të jenë të pushuar. Shumë aktivitete mund t’u bëjnë dëm.

8. Kurrë mos u lejoni fëmijëve që të mos hanë mëngjesin, pasi që ky është vakti më i rëndësishëm i ditës.

9. Paralajmëroni fëmijët të mos i provojnë kapelat, shallet apo krehrit e dikujt tjetër. Kështu shumë lehtë barten morrat.

10. Kujdes nga shenjat e stresit tek fëmijët, sepse fëmijët më vështirë e përballojnë stresin se sa të rriturit. Gjithmonë bisedoni me fëmijët për problemet e tyre.

Komentet
Top