Derivatet e naftës nga mesnata me çmime të reja

nafta-1.jpg

Shkup – Benzinat dhe dizeli do të lirohen për dy denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetik.

Sipas vendimit, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 65 denarë për litër, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të jetë 67 denarë.

Nga ana tjetër çmimi i EURODIZEL po ashtu lirohet për dy denarë, dhe tani sipas vendimit një litër do të kushtoj 52.00 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të shitet për 40.50 denarë për litër.

Komentet
Top