Derbi Inter-Milan në një orar të çuditshëm

auto_lajmi-5_59311489496249.jpg

Dy skuadrat e qytetit të Milanos do të përballen mes vete më 15 prill. Një orar i pazakontë për një ndeshje derbi në Itali, siç është ai në mes të Interit dhe Milanit. Sfida mes dy gjigantëve italian do të zhvillohet më 15 prill nga ora 12:30 në mesditë.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit të Italisë që nuk ka dhënë shpjegime shtesë për përcaktimin e këtij orari të ‘Derby della Madonnina’, që i bie të luhet ditën e shtunë pasi që e diela përkon me festën e Pashkëve, ku në Itali nuk zhvillohet asnjë ndeshje.

Kjo sfidë i përket xhiros së 31-të në kampionatin italian, ku dy ekipet e Milanos janë duke garuar për një vend që dërgon në kupat evropiane.

Komentet
Top