Dalja nga kriza institucionale, Musliu: Shumica e re të jetë më e vendosur

Untitled3_5_0_3.jpg
Daljen nga kriza institucionale duhet ta ofrojë shumica e re parlamentare e cila ka siguruar numrat në kuvend, mjafton të jetë më e vendosur në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve të vendit vlerson analisti politik Albert Musliu.
Në të kundërtën sipas Musliut do të ishte absurd të mendohet se vendi në këtë gjendje mund të zbatojë reforma dhe të lëiz në drejtim të integrimit euroatlantik.
“Shumica e re duhet të shfaqë një vendosshmëri më të madhe, t’i merr hapat e duhur të cilat janë konfrom kushtetutës dhe ligjit, ta konstituojë parlamentin deri në fund dhe ta formojë qeverinë. Përderisa ajo nuk ndodhë është absurd të mendojmë se perspektivat euroatlantike janë duke lëvizur. Ai është parakusht i parë për të filluar reformat të cilat na janë vendos se çfar duhet të bëjmë edhe prej partnerëve tanë ndërkombëtarë veçanërisht prej UE-së me qëllim që të zhbllokohen integrimet euroatlantike tjetër dalje ska”, tha Albert Musliu, analist politik.
Duke komentuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së për shkuarje në  zgjedhje të reja, Musliu thotë se në kuvend është krijuar një shumicë e re e cila sipas tij është shprehur se nuk do të pranojë kërkesën e tyre.
“Për zgjedhje të reja VMRO-DPMNE-së i duhen vota të shumicës së re e cila është shprehur se nuk ka nevojë dhe se nuk shofin arsye për zgjedhje të reja. Edhe partnerët tanë ndërkombëtarë nuk shofin nevojë për zgjedhje të reja ashtuqë nuk besoj se subjektet politike shqiptare por edhe LSDM-ja do të marrin hapa të cilat do të jenë në kundërshtim edhe me këshillat e partnerëve ndërkombëtarë por edhe me vullnetin e qytetarëve të cilët ata i kanë votuar”, shtoi Musliu.
Musliu nuk përjashton mundësinë për sankcione ndaj aktorëve të caktuar politik të cilët sipas tij keqpërdorin pozitat e tyre por nuk beson se diçka të ngjajshme bashkësia ndërkombëtare mund të aplikojë për të gjithë qytetarët.
Komentet
Top