Daçiq: Pas bashkimit Kosovë-Shqipëri, shqiptarët do të marin edhe Shkupin

dacic.jpg

Politikanët shqiptarë janë kthyer në kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës, vlerësoi zv/kryeministri serb, njëherit ministër i punëve të jashtme, Ivica Daçiq, duke komentuar deklaratat për bashkim eventual të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Shqiptarë duhet t’i masin mirë fjalët e tyre, sepse në skenën ndërkombëtare nuk janë më mbrojtësit e tyre, që e bombarduan Serbinë, për të ja marrë Kosovën. Kjo nuk do të përsëritet më kurrë”, tha Daçiq, shkruan Tanjug.

Sipas Daçiqit, “deklaratat e koordinuara” të kryeministrit shqiptar Edi Rama, presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe presidentit të Këshillit kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi, Jonuz Musliu, tregojnë se “Shqipëria e Madhe është synim i të gjithë shqiptarëve. Musliu ia shtoi (Shqipërisë së Madhe) edhe Nishin, kurse nesër do t’i shtojë edhe Shkupin, Ulqinin dhe Epirin”, ka theksuar Daçiq, transmeton Gazeta Lajm.

Ai shtoi se Serbia nuk provokon askënd, “por gjithashtu nuk frikohet prej askujt”.

Daçiq pyeti nëse BE, SHBA dhe Britania e Madhe do të reagojnë ndaj kësaj situate. “Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë tani, kur Shqipëria e Madhe do të arrijë në Nish, do të kenë përgjegjësi direkte për pasojat”, ka thënë Daçiq.

Komentet
Top