Chelsea i bashkohet Arsenalit në garë për Lingardin

auto_sdddd1489359608.jpg

Anësori i Manchester Unitedit, Jesse Lingard është bërë objektiv i skuadrave të mëdha londineze, Arsenalit dhe Chelseat.

Jese Lingard nuk është i kënaqur me statusin e tij te ‘Djajtë e Kuq’, pasi nuk po luan edhe aq shumë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Kështu, anglezi po mendon një largim nga Old Trafford dhe ka shumë skuadra të mëdha nga Liga Premier që po kërkojnë shërbimet e tij.

Reprezentuesi anglez ka vetëm edhe një vit kontratë në marrëveshjen aktuale dhe Arsenali janë duke e monitoruar situatën e tij tash e sa kohë.

Megjithatë, sipas mediave angleze, Topçinjtë kanë një rival të madh për të fituar shërbimet e tij.

Sipas The Sun, Chelsea i Antonio Contes po e shikon Lingardin si një mundësi e mirë për të nënshkruar gjatë verës me të.

Çmimi i anglezit besohet të jetë rreth 15 milionë euro.

Komentet
Top