Chapecoense nuk është vetëm: Vijnë lojtarët, paratë dhe ndihma nga tërë bota

chape.jpg

Vetëm pak orë pas tragjedisë së madhe që i ndodhi klubit Brazilian, shumë njerzët anë e mbanë botës kanë pyetur se çfarë do të ndodh me klubin që tashmë mbeti pa praktikisht tërë skuadrën. Megjithatë, reagimi erdhi nga shumë klube elitare braziliane, që dëshmuan se ky klub i vogël, por shumë i madh nuk do të shuhet kurrë.

Coritiba, Corinthians, Palmeiras, Portugeuesa, Santos, Cruzeiro dhe Sao Paulo tashmë janë zotuar se dëshirojnë ta ndihmojnë klubit nga Santa Catarina, ndërsa atyre do t’iu bashkangjiten e dhe klubet tjera braziliani.

Është ngritur edhe Evropë në këmbë, andaj Paris SG tashmë ka dhënë për Chapecoense ndihmë prej 40 milionë euro! E ky është vetëm fillimi.

Klubet e lartëpërmendura do t’i ofrojnë futbollistët e tyre në huazim derisa Chapecoense të stabilizohet mirë, kurse klubi i pafat do të mbrohet nga Federata që në tri vitet e ardhshme të mos largohet fare nga elita e futbollit.

Federata e futbollit të Amerikës (CONMEBOL) ka raportuar se Chapecoense do të kyqet nga viti tjetër në garat e mëdha si Copa Libertadores, pastaj Superkupën e Amerikës Latine, e cila luhet në mes fituesit të Copa Libertadores dhe Copa Sudamericana.

në gjitha stadiumet botërore gjatë ditës së kaluar ka pasur një minut heshtje për viktimat e kësaj fatkeqësie të madhe.

Komentet