Casillas: Tentova ta mashtroj Dybalan, Reali favorit edhe këtë vit

Iker-Casillas-2.jpg

Iker Casillas ka treguar një pjesë të bisedës me Paulo Dybalan kur ky i fundit kishte marrë topin që ta godiste penalltinë.

Juventusi shënoi fitore 1-0, ndërsa kaloi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-0.

“Bëra shaka me Dybalan dhe tentova ta vë në tension, pasi i thash që të godas në anën e djathtë, sikurse që bëri kundër Milanit”.

Casilla tregoi edhe klubet që mund t’i shkojnë në fund kësaj gare.

“Mendoj që Real Madridi janë favorit, pasi janë fitues në fuqi, pastaj Atletico Madrid, që sezonin shkuar kapi finalen. Bayern Munich dhe Barcelona po ashtu janë të forta dhe natyrisht Juventusi që do t’i luajë shanset e veta në këtë garë”, ka thënë Casillas.

Komentet
Top