Çadra Sali do të jetë objekt i një humori të madh e të zi

ngjela.jpg

Nga Spartak Ngjela

Mos mendoni për asnjë çast se Berisha dhe ekipi i tij e kanë mendjen te zgjedhjet dhe te çështja e zhvillimit demokratik të Shqipërisë: ata luftojne për mbijetesē.

Por a do ta arrijnë mbijetesën e tyre!
E kanë krejt të pamundur.

Po përpiqen ndërkohë kudo në Perëndim, me para dhe me gënjeshtra, por të gjithë perëndimorët, dhe, sidomos politika e lartë amerikane, po tallet me ta. Ka nga ata që me sarkazëm pyesin: “ç’thotë çadra e Ali Babës?”
Dhe kanë të drejtë të tallen kështu me “kreshnikët” e Çadrës.

Por mos mendoni që ky fakt është dhe përbën turp për ata që nga “halli që u ka rënë mbi kokë” vërtiten gjithë ditën e ditës në jerm: ky fakt është turp për të gjithë shqiptarët që i mbajnë ende dhe dëgjojnë çjerrjet fonike të vjedhësve të tyre.

Te gjithe janë afër fundit. Kjo është arsyeja që do t’i shihni nervaprishur këto ditë. Askush nuk do t’i pyesë më për vetingun. Ai do të fillojë të funksionojë këtë javë.

Politika amerikane është garanti që ka shpjeguar gjithçka ndërkombetarisht dhe do të drejtojë me personalitet të gjithe procesin e Reformës në Drejtësi këndej e mbrapa.

Tregu ballkanik me qendër në Tiranë do të bëhet, do apo nuk do Çadra; duan apo nuk duan kundërshtarët e aleancës shqiptaro-amerikane… dhe të tempit gjermano amerikan për tregun ballkanik.

Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur.

Çadra Sali, në të ardhmen a afërt, kur shqiptarët do të marrin vesh me fakte bëmat e çadërhanëve, do të jetë objekt i një humori të madh e të zi.

Ajo Çadër e ka krejt të pamundur të rikrijojë një tragjedi shqiptare. Eshte një pakogjë për aleancën shqiptaro-amerikane.

Prandaj, viti 2017, do jetë për shqiptarët ashtu si e përshkroi dje Donald Lu. Kjo është e sigurt…

Mbijetesa e Çadrës është pamundësi absolute.

Komentet

0 thoughts on “Çadra Sali do të jetë objekt i një humori të madh e të zi”

  1. roki says:

    vetem me ngritjen ne kembe dhe me frontin e fort qe ua ben me dije shkaut e tradhetareve se as nje shqiptare nuk eshte vete ne dor te shkaut dote kemi shense te mbijetoiojm ne ket koh te veshtire per kombin shqiptare kur eshte i masakrauar nga shkau por ma e keqja nga pas ardhersit dhe ish komandantet e UCK se.
    VETEM KESHTU E JO NDRYSHE!.

  2. dardan says:

    Hajde Sela hajde dalngadale.
    Nisja si levizje e pastaj si Fraksion apo parti te re me orientim te djathte se buke nuk ka me keto dy partite qe jane momentalisht ne skene.

  3. terra dardanica says:

    Igjori Zijadin Sela me siguri dikush ja mbushi mendjen dhe e hypen me nalle ne plep,e tash kerkon menyra dhe raste te zhdryp,rande e ka i gjori!???

Top