Buffon ky kundërshtar më i vështirë se Real Madrid

auto_2202_Buffon1456218972.jpg

Kualifikimi në gjysmëfinale të Chmapions-it është realitet për Juventus-in. Prova shumë e vështirë në çerekfinale, Barcelona u kalua me 3 gola dhe portën e Buffon të paprekur dhe tashmë e gjithë vëmendja e bardhezinjve është te kundërshtari i radhës që do të përzgjedhë shorti i së premtes në Nion të Zvicrës. Përveç “Zonjës së Vjetër”, janë Monaco dhe spanjollet Real e Atletico Madrid që do të vijojnë garën për trofeun më madhor europian për klube. Por legjenda e Juventus-it Gigi Buffon mendon se kundërshtari për t’u shmangur në këtë fazë nuk është Real Madrid.

Atëherë e kisha seriozisht kur doja të evitoja Leicester-in në çerekfinale – kujtoi portieri bardhezi – për respekt: ishte një përrallë që i bëri të gjithë të ëndërronin dhe do të më vinte keq t’i largonim. Por shorti më erdhi kundër, dhe patëm fatin të kalonim një test shumë të vështirë që na rriti vetëvlerësimin. Tani kanë mbetur vetëm katër skuadra – vijoi Buffon – më të fortat e Europës në fushë. Preferenca ime? Ndoshta më mirë të takojmë një mes Monaco-s dhe Real-it, që do të shpenzojnë shumë energji në luftën për titull dhe do të na japin më shumë shanse, krahasuar me Atletico-n, që ka një pozicion më të pafavorshëm në klasifikim dhe mund të luajë më e qetë në Champions”.

Komentet
Top