Buffon: Dybala mes pesë më të mirëve në botë

gianluigi-buffon-cropped_ypff3ufav7y31ipkzgjrbdbd6.jpg

Paulo Dybala ishte vendimtar me dy gola të mëdhenj, që penguan të ngrihej fitimtar flamuri i Barcelonës.

Argjentinasi mund të rezultojë njeriu i kualifikimit, gjithashtu, sepse premton të bëjë të tjera mrekulli në ndeshjen e kthimit. Gianluigi Buffon e konfirmon atë si shtyllën e Juventusit, ndërsa ëndërron një arritje të madhe në këtë sezon, në Ligën e Kampionëve.

I intervistuar nga “Premium Sport”, portieri i Juventusit ka folur në fillim për frenimin që i bëri Iniestës, i vetëm përballë tij: “Kjo ishte një ndeshje e madhe për të gjithë ne. Personalisht duhet të provoj gjithmonë se jam i gatshëm të jap më të mirën. Përballë Iniestës, apo në raste të tjera, thjesht kam bërë detyrën, ndihmova shokët e skuadrës për të marrë një fitore tepër të çmuar.” Pavarësisht epërsisë 3-0, portieri bardhezi nuk zhbilancohet.

Ai kërkon përqendrim e shumë vëmendje në kthim, pas një jave: “Nëse luajmë kështu, jemi të sigurt për kthimin, sepse ne kemi qenë në gjendje për ta interpretuar në mënyrën më të mirë ndeshjen. Kemi luajtur pa asnjë frikë dhe kemi demonstruar cilësitë. Jemi të lumtur, por ende mund të bëjmë më shumë. Kemi një anavtazh komod, por nuk duhet të themi se jemi kualifikuar. Mos harroni ndeshjen e mahnitshme, të fituar nga Barcelona kundër PSG-së.

Blaugranët kanë shumë komponentë, që e bëjnë dallimin kurdo.”A ishte kjo, një hakmarrje pas zhgënjimit të vitit 2015, në finale e Berlinit? Buffon nënvizon: “Ne nuk kemi atë siklet, thjesht duam të japim më të mirën dhe të tregojmë sa vlejmë kundër ekipeve shumë të mëdha.” Dybala është gjithnjë vendimtar për Juventusin, çka e pranon dhe komplimenton edhe kapiteni bardhezi: “Paulo ka pasur një rritje të pabesueshme në vitet e fundit. Jua them me siguri, ai është sot në mesin e “top 5” lojtarëve më të mirë në botë.”

Komentet
Top