Brukseli pret qeveri të koalicionit të zgjeruar në Maqedoni

majak.jpg

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar për agjencinë Meta, se Brukseli pret formim të shpejtë të qeverisë së koalicionit të zgjeruar qeveritar, transmeton Gazeta Lajm. Përveç kësaj, Kocijançiq ka shtuar se Brukseli pret edhe krijim të kushteve për funksionimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

“Bashkimi Evropian shpreson për formim të shpejtë të koalicionit të gjerë qeveritar dhe e pret programin e saj. Aplikimi i vazhdueshëm i të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës dhe prioritetet reformuese janë kyçe në këtë drejtim. PSP është pjesë përbërëse e Marrëveshjes së Përzhinës dhe duhet t’i mundësohen kushte dhe t’i jepet koha që i nevojitet që të kryejë punën e saj të rëndësishme”, ka deklaruar Kocijançiq.

Komentet