Brokoli zgjat jetën?

0-116.jpg

Shkencëtarët ndonjëherë tingëllojnë si prindër të mërzitshëm me udhëzime për ushqimin e shëndetshëm, por hulumtimi i ri sugjeron që njerëzit të cilët hanë sasi më të mëdha të pemëve dhe perimeve jetojnë më gjatë.

Brokoli dhe perimet tjera si lakra, lulelakra, lakra jeshile,etj., – duken veçanërisht të dobishme, edhe pse studimi të cilin e citon Reuters nuk mundet në mënyrë të besueshme të vërtetojë tërësisht që konsumimi i perimeve automatikisht zgjat jetën.

Është e mundshme, për shembull, që njerëzit të cilët konsumojnë shumë perime në përgjithësi kanë stil më të shëndetshëm të jetës.

Megjithatë, në studim vërtetohet se si rezultatet e hulumtimit rekomandojnë konsumim më të madh të perimeve sepse kjo i kontribuon gjendjes më të mirë shëndetësore dhe perimet janë të mira për sistemin kardiovaskular, transmeton Koha.net. Perimet nga familja e gjethoreve janë të pasura me vitaminën C dhe fibrat, dhe përmbajnë edhe materie tjera ushqyese të cilat mund të kenë përparësi shëndetësore.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”, ndërsa bazohen në anketën e rreth 135.000 njerëzve nga Shangai dhe Kina.

Pjesëmarrësit janë përgjigjur në pyetjet për shprehitë ushqyese dhe historinë e sëmundjes, dhe pastaj janë ndarë në pesë kategori sipas kriterit të shprehive ushqyese.

Gjatë pese viteve, katër për qind e njerëzve kanë vdekur. Ndër tek ata që kanë ngrënë sasi më të mëdha të perimeve dhe pemëve është shënuar një shkallë më e vogël e vdekshmërisë për 15 për qind nga ata që perimet i kanë ngrënë më së paku. Tek ata që në janë ushqyer më shumë me perime nga familja e gjethoreve, është shënuar indeks edhe më i vogël i vdekshmërisë.

Formë e ngjashme është vërejtur edhe tek personat që kanë vdekur nga sëmundjet e zemrës. Sipas fjalëve të dr. Lydie Bazzano, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, rezultatet janë premtuese. Ato, sigurisht, nuk dëshmojnë që është e mjaftueshme vetëm të hahen më shumë pemë dhe perime për t’u zgjatur jeta, sepse kërcënojnë edhe faktorët tjerë të rrezikshëm, siç janë trashja, pirja e duhanit dhe ushtrimet jo të rregullta trupore.

Mjekët rekomandojnë që gjatë ditës në organizëm të fusim dy deri katër filxhanë pemë dhe perime.

Komentet