Berlusconi përze serbin për një trajner tjetër sensacional

Berlusca_ftgruppo-kSrG-U1070223360222IJC-1024x576@LaStampa.it_-780x439.jpg

Tifozët kuqezinj, edhe nëse nuk e kanë moshën për ta parë nga afër historinë e ngritjes së Milanit në vitet ’80, e dinë shumë mirë se si Silvio Berlusconi e zbuloi Arrigo Sacchin.

Në një ndeshje kupe, Arrigo Sacchi dhuroi spektakël në “San Siro” me Parmën, që atëherë luante në Serinë B.

Berlusconit i bëri aq shumë përshtypje loja e Parmës, saqë vendosi: trajneri i ri i “Djallit” do të ishte i panjohuri Sacchi, ai që më pas do të shkruante historinë e futbollit.

Tani Berlusconi është magjepsur nga Eusebio Di Francesco, trajneri i Sassuolos.

Ai triumfoi totalisht dje ndaj Sinisa Mihajlovicit dhe nuk është një rastësi, sepse që kur Sassuolo është ngjitur në Serinë A, kjo skuadër është tallur me Milanin, aq sa ka dhuruar spektakël edhe kur është mundur.

Për këtë arsye, pronari i klubit kuqezi ka një ide të guximshme.

Di Francesco trajneri i Milanit prej sezonit të ardhshëm, me synimin për të kthyer Milanin te loja e bukur dhe sulmuese, që aq shumë i pëlqen ‘Cavalierit’.

Mihajlovic ka pasur momente të mira këtë sezon, por nuk i falen luhatjet e mëdha dhe disfatat e turpshme në ndeshje mjaft të lehta në letër, ndaj edhe triumfi në Kupën e Italisë zor se e shpëton, tani që vendi i tretë nuk kapet më.

eusebio-di-frencesco

Komentet

Leave a Reply