Berisha para Handanoviçit

ertrit-berisha.jpeg

Portieri Etrit Berisha po kalon një moment mjaft të mirë në Serie A dhe përveç se ka arritur të futet disa herë në formacionin më të mirë të javës ai është futur edhe në renditjen e 10 portierëve më të mirë të Serie A.

Madje portieri i Kombëtares kuqezi që është pjesë e Atalantës ka lënë mbrapa në renditje, portierin e Interit Samit Handanoviç i cili është në vendin e 10-të me 5 ndeshje pa pësuar gol nga 19 ku ka luajtur. Ndërsa Berisha mban vendin e shtatë me 5 ndeshje pa pësuar gol në 11 që ka luajtur si titullar.

Vendin e parë e mban portieri i Napolit me 8 ndeshje pa gola nga 17 që ka luajtur dhe në vend të dytë është Gianluiggi Donnaruma i Milanit me 7 sfida pa pësuar gol nga 18 ku është aktivizuar

Komentet
Top