BDI: Gasifikimi i Pollogut, javën e ardhshme fillojnë punimet

thumbnail_foto-gasifikimi-2.jpg

Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi projekt për gasifikimin e rajonit të Pollogut. Projekti u promovua si pjesë e përbetimeve, gjegjësisht zhvillimit të barabartë ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës.

Nga BDI bënë me dije se Projekti, realizimi i të cilit fillon javën e ardhshme, do të ketë impakt në ngritjen ekonomike jo vetëm të Pollogun por edhe më gjërë.

Kandidatja e njesisë 6 znj. Shpresa Hadri paralajmëroi angazhim të madh që ky projekt të përfundojë sa më parë.

“Gazifikimi i rajonit të Pollogut është me rëndësi esenciale për qytetarët që jetojnë këtu dhe pikërisht për këtë arsye, realizimi i këtij projekti paraqet “zotim,” të rëndësishëm për BDI-në, i cili do të kontribuojë në përmbushjen e një nga pesë “Përbetimet,” e kësaj fushate – barazinë ekonomike”, tha znj. Hadri.

Projekti i cili zanafillën e ka nga zotimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, ato për barazi ekonomike, do ta ndikojë bindshëm ngritjen e standardit ekonomik në vend, tha me bartësi i listës për njesinë 4, z. Artin Spahiu.

“Ky projekt është projekt i premtuar nga BDI dhe është pikë shumë e rëndësishmë e zotimit , për barazi ekonomike. Ky projekt do te ketë impakt shumë të madh në ngritjen e nivelit të jetës së banorëve të Zonës së Pollogut dhe mbi të gjitha impaktpozitik do të ketë ambientin jetësor, problem që e tangon atëzonë”, tha z. Spahiu.

Isak Abazi, antar bordi në ndërmarrjen “Resurset Ekonomike të Maqedonisë” paralajmëroi se projekti nga i cili do të përitojnë më së shumti “motorët ekonomik” rajonal dhe i cili do ule bindshëm shpenzimet e kompanive, kushton dhjetra miliona euro. Punimet fillojnë brenda disa ditëve kurse realizimi i tij përfundon gjatë mandatit të ardhshëm.

Ky projekt do të sigurojë gaz natyror nga Shkupi – Tetova – Gostivari përmes rrjetit të distribucionit prej 180 km në Maqedoninë Perëndimore dhe do përshkojë 26 komuna.

Komentet