Bayern më të mirë me Ancelottin

auto_ancelotti-bale-cropped_lmuhrm51wsrn1j9zg4m4talnu1491897665.jpg

Ylli i Real Madridit Gareth Bale ka thënë se Carlo Ancelotti e ka bërë Bayern Munchen më të fortë, para ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës Kampionëve mes madrilenëve dhe bavarezëve të mërkurën.

Ancelotti e kishte fituar Ligën e Kampionëve me uellsianin dhe kolegët e tij në Real Madrid në vitin 2014, shkruan Goal.

“Nëse shikoni në tre trajnerët e fundit të Bayernit, secili prej tyre ka sjellur diçka ndryshe me qasjen e tyre duke ndikuar në suksesin e skuadrës”, tha Bale për Ancelottin dhe Pep Guardiolën dhe Jupp Heynckes.

“Ancelotti me gjasë i ka bërë më të vështirë që të munden, por ata ende janë vdekjeprurës në sulm.”, shtoi Bale.

Komentet
Top