Barcelona transferon yllin e PSG-së

auto_untitled_1489474994-3814521489476092.jpg

Drejtuesit e Barcelonës kanë zgjuar interesim për yllin e PSG-së, Marco Verrattin

Sipas të përditshmes shpotive katallane, Mundo Deportivo, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë që gjatë verës ta transferojnë në Camp Nou yllin e PSG’së, Marco Verrattin.

Italiane ka qenë i vendosur që mos të largohet nga Paris, pavarësisht ofertave, por pas turpërimit nga Barcelona dëshiron të largohet nga kampioni i Francës

Italiani thuhet se është i zemëruar me dështimet e vazhdueshme të ekipit francez në garat ndërkombëtare.

Por, Barcelona për ta bërë të vetin italianin duhet ta bindë presidentin e klubit France, Nasser Al Khalaifi, i cili të ardhmen e ekipit ka menduar ta ndërtoj rreth Verratti.

Përveç kësaj, Barcelona duhet të bëj gato edhe 70 milionë euro për ish anëtarin e Pescaras, i cili ka zgjuar edhe interesimin e Juventusit, Interit, Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut.

Komentet
Top