Austronautët sfidojnë gravitetin në hënë falë MIT, këpucëve inteligjente – VIDEO

0a-30.jpg

Nëse ju ndonjëherë keni parë ose keni veshur një kostum hapsire në një shëtitje në hënë ose diku tjetër, e dini sesa e vështirë është për të lëvizur dhe për të ecur si me kufizimet e vetë kostumit ashtu dhe në kufizimet që ju mund të shikoni apo të ndjeni. Hulumtuesit e MIT donin ti bënin gjërat më të lehta në këpucë dhe veshje të tjera.

Kjo është një konsideratë mjaft serioze kur ju jeni në një mision ku ҫdo sekondë numërohet. Ne të gjithë ndoshta mund të kemi qeshur me lëvizjet, hapat ose pengimet e austronatëve në hapsirë. Kjo është arsyeja pse profesori Leia Stirling dhe studentët në MIT janë duke kërkuar mënyra alternative për të mbajtur austronautët të informuar se ҫfarë ka rreth tyre në mënyrë që ata të mos pengohen, pra të bëjnë lëvizje të informuara.

“Ka shumë pyetje të ndryshme që ne jemi duke kërkuar në laborator për të ndihmuar me vendimet e ndryshme që duhen bërë” tha Stirling për krokodili.al. Ky projekt i vecantë është duke kërkuar se si mund të ndihmojë potencialisht në lëvizjen në mjediset hapsinore dhe pengesat në të njëjtën kohë.

Zgjidhje janë këpucët të pajisura me një varg sensorësh të cilat përdorin reagime dridhëse për ti treguar përdoruesit se sa afër janë ata para një shkëmbi në hënë apo afër ndonjë antene. Ato fillojnë dridhjet ngadalë dhe përshpejtojnë kur pengesa është më afër./krokodili

Komentet
Top