Austria kundër anëtarësimit të Turqisë në BE

be-turk.jpg

Austria vlerëson se Turqia nuk duhet asnjëherë të bëhet pjesë nga Bashkimi Evropian duke marrë parasysh politikë gjithnjë e më represive të vendit. Për shkak të kësaj inkuadrimi Turqisë në BE është i paparamendueshëm, theksohet në dokumentin politik të Ministrisë austriake të Punëve të Jashtme.

Dokumenti është pjesë nga përgatitja e Austrisë për kryesim me BE-në në gjysmën e dytë të vitit 2018.

Austria është një nga vendet e involvuar në skandalin e madh mes Turqisë dhe BE-së me fushatën e politikanëve turq jashtë vendit.

“Në vend të negociatave për anëtarësim të BE-së, Turqia duhet të synojë drejt marrëveshjes për bashkëpunim, përfshirë edhe tregtinë, në politikën e jashtme, në gjyqësi dhe masa antiterroriste”, theksohet në dokument.

Komentet
Top