Arsenali e humbë edhe një yll, “s’ka” lojtarë për Barcelonën

441497_heroa.jpg

Ndeshja me Hull City ka prodhuar edhe tri lëndime të reja për Arsenalin. Skuadra e Arsene Wenger e ka shtuar listën e lëndimeve gjë e cila ia vështirëson punët për ndeshjen me Barcelonën.
Gabriel, Mertesacker dhe Ramsey janë lënduar në ndeshjen me Hull për ti shtuar kokëçarjet trajnerit francez.
Raportet e para mjekësore tregojnë se lëndimet e Gabriel dhe Mertesacker nuk janë aq serioze, por rikthimi i Ramseyt në fushë për sfidën me Barcelonën është i pamundur.
Arsenali do të ketë mungesa shumë të mëdha në mesfushë për sfidën me Barcelonën pasi që edhe Arteta, Cazorla, Chamberlain, Wilshere e Rosicky janë të lënduar.

auto_p1457508203

Komentet

Leave a Reply

Top